Afati i fundit i regjistrimit me tarifa të reduktuara po afron!!! – Konferenca dhe Ekspozita e 5-të e Përbashkët Ballkanike

Header shqip_1000x252px_Shqip

Nxitoni të kryeni regjistrimin me Tarifa të Reduktuara në Konferencën dhe Ekspozitën e 5-të të Përbashkët Ballkanike, e cila do të zhvillohet në datat 1-2-3 nëntor në Prishtinë, Kosovë, në Hotel Emerald. Regjistrimi në Konferencë me tarifa të reduktuara është i mundur deri më datë 15 shtator.

Regjistrimi në Konferencë mund të bëhet përmes secilës prej dy mënyrave:

Gjithashtu ju do të keni mundësinë të vizitoni Ekspozitën Teknike e planifikuar për t’u organizuar në një ambjent të gjerë pranë sallës kryesore të Konferencës, ku shumë kompani private do të paraqesin produktet e tyre më të fundit, nga tubat, pompat, matësat, softuerët, si dhe shërbime inxhinierike dhe menaxhimi. Jemi të lumtur të njoftojmë se regjistrimi i kompanive private në Ekspozitë është duke i përmbushur pritshmëritë tona dhe parashikojmë të kemi rreth 40 stenda.  Janë akoma edhe disa stenda në dispozicion për ato kompani që janë të interesuara të marrin pjesë si ekspozues.  Ju mund t’i shikoni hapësirat e lira duke vizituar këtë link.

Për më tepër informacion ju mund të shkarkoni Prospektin e Konferencës dhe Ekspozitës duke klikuar këtë link.

Për regjistrimet në Konferencë dhe/ose Ekspozitë, ju lutem referojuni kontakteve më poshtë.

Ju mirëpresim në event!

Kontakte:

Konferenca dhe Ekspozita:             info@BalkansJointConference.org
Fatbardha Muqiqi (SHUKOS):         +381 38 526 873, Cel: +377 44 926 646
Alban Kushi (SHUKALB):                Tel/faks: +355 42245101, Mob: +355 69 6012782
Website:                                          www.balkansjointconference.org