Afati i fundit i regjistrimit me tarifa të reduktuara po afron!!! – Konferenca dhe Ekspozita e 7-të e Përbashkët Ballkanike

Nxitoni të kryeni regjistrimin me tarifa të reduktuara në Konferencën dhe Ekspozitën e 7-të të Përbashkët Ballkanike, që do të mbahet në në Prishtinë, Kosovë, në datat 6-8 nëntor 2019, në Hotel Emerald.  Regjistrimi në Konferencë me tarifa të reduktuara është i mundur deri më datë 15 shtator 2019.

Regjistrimi në Konferencë mund të bëhet përmes secilës prej dy mënyrave:

Gjithashtu ju do të keni mundësinë të vizitoni Ekspozitën Teknike e planifikuar për t’u organizuar në një ambjent të gjerë pranë sallave kryesore të Konferencës, ku shumë kompani private do të paraqesin produktet e tyre më të fundit, nga tubat, pompat, matësat, softuerët, si dhe shërbime inxhinierike dhe menaxhimi.  Ne parashikojmë të kemi rreth 40 stenda në Ekspozitë.   Janë akoma edhe disa stenda në dispozicion për ato kompani që janë të interesuara të marrin pjesë si ekspozues.  Ju mund t’i shikoni hapësirat e lira duke vizituar këtë link.

Për më tepër informacion ju mund të shkarkoni Prospektin e Konferencës dhe Ekspozitës duke klikuar këtë link.

Për regjistrimet në Konferencë dhe/ose Ekspozitë, ju lutem referojuni kontakteve më poshtë.

Ju mirëpresim në event!

 

Kontakte:

Fatbardha Muqiqi (SHUKOS):           Tel: +383 38 526 873, Cel +383 44 926 646
Alban Kushi (SHUKALB):                   Tel: +355 42245101, Cel: +355 69 6012782
Email:                                                  info@balkansjointconference.org
Web:                                                    www.balkansjointconference.org