Afati i Fundit për të Dorëzuar një Abstrakt në Konferencën dhe Ekspozitën e 6-të të Përbashkët Ballkanike po Afron!

Header_1000x252px_ShqipSHUKALB dhe SHUKOS ju inkurajojnë të nxitoni për të dorëzuar abstraktin tuaj në Programin e Konferencës dhe Ekspozitës së 6-të të Përbashkët Ballkanike që do të mbahet në Tiranë, Shqipëri, në datat 7 9 Nëntor 2018, në Expocity Albania.  Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është 3 Shtator 2018.

Tema e Konferencës “Uji dhe Natyra” sjell në vëmendje nevojën për ruajtjen e natyrës dhe identifikimin e zgjidhjeve të bazuara në natyrëpër të kapërcyer sfidat e ujit, dhe për të siguruar shërbim të besueshëm furnizimi me ujë dhe kanalizime, si dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Programi i Konferencës ofron një larmishmëri temash, që mbulojnë të gjithë aspektet e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve duke përfshirë ato politike, menaxheriale dhe çështje teknike.

Për informacion më të detajuar, lutemi gjeni bashkangjitur Broshurën “Thirrje për Abstrakte”.

Për më shumë informacion kontaktoni:

Nadire Vitija (SHUKOS):                 Tel: +38 138 526 873; Cel: +377 44 182 497
Arbana Kola (SHUKALB):               Tel: +355 42 24 9631; Cel: +355 69 7081664
E-mail:                                             program@balkansjointconference.org
Web:                                                www.balkansjointconference.org