Afati i fundit për të dorëzuar një abstrakt në Konferencën dhe Ekspozitën e 7-të të Përbashkët Ballkanike po afron!

SHUKOS dhe SHUKALB ju inkurajojnë të nxitoni për të dorëzuar abstraktin tuaj në Programin e Konferencës dhe Ekspozitës së 7-të të Përbashkët Ballkanike që do të mbahet në Prishtinë, Kosovë, në datat 6-8 nëntor 2019, në Hotel Emerald.  Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është 2 Shtator 2019.

Tema e Konferencës, Ujë për të Gjithë, është frymëzuar nga Dita Botërore e Ujit 2019 e OKB-së, dhe fokusohet në trajtimin e krizës së ujit duke adresuar arsyet pse kaq shumë njerëz janë lënë mbrapa. Uji është një e drejtë njerëzore dhe askush nuk duhet lënë pa akses ndaj ujit të sigurt. Aksesi ndaj ujit forcon shëndetin publik dhe prandaj është kritik për zhvillimin e qëndrueshëm dhe një botë të qëndrueshme dhe të begatë.

Programi i Konferencës ofron një larmishmëri temash, që mbulojnë të gjithë aspektet e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve duke përfshirë ato politike, menaxheriale dhe çështje teknike.

Për informacion më të detajuar, lutemi gjeni bashkangjitur Broshurën Thirrje për Abstrakte.

Për më shumë informacion kontaktoni:

Nadire Vitija, SHUKOS:                        Tel: +383 38 526 873; Cel: +383 44 182 497
Jonida Ahmeti, SHUKALB:                   Tel: +355 42 24 5101; Cel: +355 69 70 66222
Email:                                                    program@balkansjointconference.org
Web:                                                      www.balkansjointconference.org