Anëtarësimi në SHUKALB

SHUKALB inkurajon një pjesëmarrje të gjerë në anëtarësimin e saj. Përveç kategorisë së saj kryesore të anëtarësimit, shoqërive ujësjellës dhe kanalizime në Shqipëri, SHUKALB ka kategori të tjera të anëtarësimit të cilat përfshijnë Kompanitë private, Institucionet Publike,  Individë dhe Studentë.

Kush pranohet si Anëtar?

Çdo individ, organizatë, institucion ose shoqëri e cila ka interes të kontribuojë në përparimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Shqipëri është e mirëpritur të aplikojë për anëtarësim. Duke ju bashkuar SHUKALB, secili bëhet pjesë e një grupi profesionistësh të cilët punojnë sëbashku për sektorin e ujit. Përveç kësaj, të gjitha Anëtarët që kanë paguar detyrimin e tyre vjetor të anëtarësisë, konsiderohen pjesë e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës, dhe kanë gjithashtu të drejtë për t’u zgjedhur dhe për të shërbyer në Bordin e Drejtorëve të Shoqatës, dhe të votojnë për veprimet zyrtare të Shoqatës.

Çfarë përfitimesh ofron Shoqata anëtarëve të saj?

memvership

Përfitimet e Anëtarësimit të Shoqërive Ujësjellës Kanalizime

  • Mundësia për t’u përfshirë në programet e ndërgjegjësimit të organizuara nga SHUKALB (Miqtë e Ujit; Dita Botërore e Ujit; Dita Botërore e Monitorimit te Ujit; Praktika Verore e Punës; Panairi Shkencor për Shkollat e Mesme)
  • Tarifa të reduktuara për pjesëmarrje në kurset e trajnimit të organizuara nga SHUKALB
  • Mundësia për të qenë prezantues në kurset e trajnimit të organizuara nga SHUKALB
  • Përfaqësimi i përbashkët i Shoqërive UK nëpër institucionet publike
  • Tarifa të reduktuara për pjesëmarrjen nëpër Konferencat dhe aktivitetet e organizuara nga SHUKALB
  • Mundësia për të qenë folës dhe moderator nëpër Konferencat e organizuara nga SHUKALB
  • Akses tek informacioni për eventet dhe vizitat studimore brenda dhe jashtë Shqipërisë
  • Akses tek profesionistet e rinj të edukuar për sektorin e ujit (përmes Grupimit të Profesionistëve të rinj, si dhe programit të Praktikës Verore të Punës)
  • Akses tek buletini informues BURIMI si dhe publikime te tjera
  • Mundësia për t’u zgjedhur anëtar pranë Bordit Drejtues të Shoqatës (zgjedhjet organizohen një herë në 3 vjet)

Përfitimet e Anëtarësimit të Kompanive Private

  • Tarifa të reduktuara për pjesëmarrjen nëpër Konferencë
  • Tarifa të reduktuara të stendës së ekspozitës
  • Akses, me kërkesë, mbi kontaktet e shoqërive ujësjellës kanalizime
  • Akses, me kërkesë, për informacion rreth profilit dhe performancës së të gjitha shoqërive ujësjellës kanalizime
  • Mundësi për të drejtuar seminare rreth produktit apo shërbimeve tuaja në bashkëpunim me SHUKALB
  • Mundësi për të qenë prezantues në kurset e trajnimit të SHUKALB
  • Mundësia për t’u zgjedhur anëtar pranë Bordit Drejtues të SHUKALB
  • Mundësia për të ushtruartë drejtën e votës në mbledhje të Asamblesë së SHUKALB

Përfitimet e Anëtarësimit të Individëve

  • Tarifa të reduktuara për pjesëmarrje në kurset e trajnimit të organizuara nga SHUKALB
  • Mundësia për të qenë prezantues në kurset e trajnimit të organizuara nga SHUKALB
  • Tarifa të reduktuara për pjesëmarrjen nëpër Konferencat dhe aktivitetet e organizuara nga SHUKALB
  • Mundësia për të qenë folës dhe moderator nëpër Konferencat e organizuara nga SHUKALB
  • Akses tek buletini informues BURIMI (online) si dhe publikime të tjera
  • Akses tek biblioteka digjitale
  • Akses tek pjesëmarrja tek Grupet Teknike të SHUKALB
  • Mundësia për t’u zgjedhur anëtar pranë Bordit Drejtues të Shoqatës (zgjedhjet organizohen një herë në 3 vjet)

Përfitimet e Anëtarësimit të Institucioneve Publike

  • Tarifa të reduktuara për pjesëmarrje në kurset e trajnimit të organizuar nga SHUKALB
  • Mundësia për të qenë prezantues në kurset e trajnimit të organizuara nga SHUKALB
  • Tarifa të reduktuara për pjesëmarrjen nëpër Konferencat dhe aktivitetet e organizuara nga SHUKALB
  • Mundësia për të qenë folës dhe moderator nëpër Konferencat e organizuara nga SHUKALB
  • Mundësia për t’u zgjedhur anëtar pranë Bordit Drejtues të SHUKALB
  • Mundësi bashkëpunimi në projekte të ndryshme
  • Akses në buletinin informues BURIMI si dhe publikime të tjera
  • Akses tek pjesëmarrja në Grupet Teknike të SHUKALB