Benchmarking HUB SHUKOS – SHUKALB merr pjesë në workshopin e parë të Danube HUB Benchmarking

Z. Philip Weller (IAWD), duke mbajtur fjalimin hapës në Workshop Foto nga SHUKALB

Z. Philip Weller (IAWD), duke mbajtur fjalimin hapës në Workshop
Foto nga SHUKALB

Workshopi i parë i Benchmarking për Rajonin e Danubit u organizua më 21-23 mars në Žabljak të Malit të Zi për të diskutuar mbi rezultatet e raporteve ndërkombëtare të benchmarking. Workshopi u adresohej shoqërive ujësjellës kanalizime nga rajoni i Danubit që pjesëmarrës në HUB-in e Danubit, që janë përfshirë në programin e benchmarkimit të Shoqatës Ndërkombëtare të Kompanive të Furnizimit me Ujë të Basenit të Lumit Danub (IAWD).

SHUKALB dhe SHUKOS janë duke dhënë me sukses programin benchmarking për shoqëritë ujësjellës kanalizime në Shqipëri dhe Kosovë që nga viti 2015, nën një HUB të përbashkët të udhëhequr nga SHUKOS, dhe tashmë kanë hyrë në fazën e dytë të programit për periudhën 2016-2018.  HUB-i SHUKOS-SHUKALB u përfaqësua në workshop nga koordinatorja e HUB-së znj. Nadire Vitija, z. Avni Dervishi, bashkë koordinator i HUB-it, si dhe përfaqësues nga shoqëritë ujësjellës kanalizime Tiranë, Vlorë, Prishtinë etj, të cilat janë pjesëmarrës të HUB-it.  Gjithashtu në workshop ishin të pranishëm dhe përfaqësues të Entit Rregullator të Ujit të Shqipërisë (ERRU).

Agjenda e workshopit 3 ditor përfshinte prezantimin e rezultateve të Danube HUB benchmarking, menaxhimin e infrastrukturës së linjës së furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, benchmarking dhe efiçenca financiare, benchmarking dhe kontrollin e shoqërive UK, rregullorja e shoqërive UK në rajon, rregullorja e reduktimit të humbjeve të ujit, menaxhimin e kadastrës së infrastrukturës së linjës, si dhe diskutime me njëri tjetrin mbi reduktimin e humbjeve të ujit dhe shkëmbimet e stafit dhe shoqërive UK.