Gjatë muajit prill 2020, SHUKALB zhvilloi një anketim online drejtuar shoqërive ujësjellës kanalizime dhe organizatave të tjera të sektorit të ujit në Shqipëri, në mënyrë që të masë ndikimin fillestar të pandemisë dhe masave që janë ndërmarrë për të menaxhuar rrezikun dhe planet për emergjencat.
Anketimi u shpërnda dhe mblodhi informacion gjatë periudhës 6-24 Prill, 2020. Gjithsej morën pjesë 132 të anketuar, 105 persona nga Shoqëritë UK në Shqipëri dhe 27 nga institucione të tjera.
Ne dëshirojmë të ndajmë me ju raportin e plotë të rezultateve të anketimit, të cilin mund ta gjeni në këtë link.
AKTET NORMATIVE TE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË QEVERISË SË SHQIPËRISË
- Akt normativ i Këshillit të Ministrave nr.2, datë 11.3.2020
- Ligj Nr. 15/2016 Për Parandalimin dhe Luftimin e Infeksioneve dhe Sëmundjeve Infektive
- Akt normativ i Këshillit të Ministrave nr. 3, datë 15.3.2020 (Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19)
MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE
INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK
- Çfarë është koronavirusi?
- Si mund të mbrohemi nga Koronavirusi i ri?
- Përgatitja e vendit tuaj të punës për COVID-19
- Si duhet ta vesh dhe heq maskën?
PUBLIKIME NGA BANKA BOTËRORE
WASH (Water, Sanitation & Hygiene) and COVID-19 (WASH (Ujë, Sanitet, Higjenë) dhe COVID-19)
PUBLIKIME NGA SHOQATA NDËRKOMBËTARE E KOMPANIVE UJËSJELLËS KANALIZIME NË ZONËN E MBULIMIT TË LUMIT DANUB (IAWD)
- Përgatitja dhe masat që duhet të merren nga shoqëritë ujësjellës kanalizime në kuadër të epidemive dhe pandemive
- Përditësim dhe informacion mbi koronavirusin e ri për shoqëritë ujësjellës kanalizime
- Plani i Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimi i Krizave: Domosdoshmëria e Vazhdimësisë së Biznesit për Menaxhimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë
SHOQËRITË UJËSJELLËS KANALIZIME NË SHQIPËRI MARRIN MASA PËR PARANDALIMIN DHE MBROJTJEN NDAJ PËRHAPJES SË COVID-19
Në kuadër të emergjencës së shkaktuar nga virusi COVID-19 dhe në mbështetje të akteve normative të posaçme të nxjerra nga Qeveria e Shqipërisë, Shoqëritë UK në mbarë Shqipërinë ndërmorrën masa të veçanta administrative për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.
SHUKALB është duke monitoruar nga afër situatën dhe është në në kontakt të vazhdueshëm me Shoqëritë anëtare të tij duke u informuar mbi ecurinë e masave të marra, si dhe duke ndarë informacion të vlefshëm me ta.
Shumica e shoqërive UK kanë organizuar stafin në grupe të posaçme pune, sipas sektorëve përkatës. lexo më shumë
ÇFARË MUND TË BËJNË OPERATORËT E SHOQËRIVE UJËSJELLËS KANALIZIME NË LUFTËN KUNDËR COVID-19
Artikulli është marrë nga faqja e internetit të Aleancës së Partneritetit Global të Operatorëve të Ujit (GWOPA *) dhe është përkthyer në shqip nga SHUKALB.
COVID-19 është bërë një shqetësim serioz global për shëndetin. Ndërmarrja e veprimeve për të ngadalësuar përhapjen dhe për të mbështetur shërimin nga sëmundja, do të shpëtojë jetë dhe do të zbusë ndikimin social dhe ekonomik nga kjo pandemi.
Aksesi ndaj shërbimit të sigurt të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve është thelbësor për higjenën e mirë që kërkohet për të ndaluar përhapjen dhe për të ulur ndikimin e virusit.
COVID-19 kalon përmes pikëlave të frymëmarrjes nga njerëzit e infektuar të cilat shpesh përhapen nga dora në gojë – kështu që larja e duhur, e rregullt e duarve, është mënyra më efektive për të zvogëluar transmetimin. Transmetimi fekal-oral është më pak i zakonshëm, por në zonat ku mungojnë shërbimet sanitare, mund të bëhet një vektor domethënës. Virusi Corona çaktivizohet nga trajtimi tipik i ujit që përfshin filtrimin dhe dezinfektimin, por mund të rezistojë në ujin e patrajtuar. lexo më shumë