Delegacioni i ekspertëve Hungarez viziton SHUKALB

Stafi i SHUKALB dhe delegacioni Hungarez gjatë takimit të përbashkët Foto nga SHUKALB

Stafi i SHUKALB dhe delegacioni Hungarez gjatë takimit të përbashkët
Foto nga SHUKALB

Më 30 mars, SHUKALB priti në zyrat e tij një delegacion ekspertësh hungarez të përfaqësuesve të Shoqatës Ujësjellës Kanalizime të Hungarisë, Entit Rregullator të Energjisë dhe Shërbimeve Publike të Hungarisë, Ministrisë për Zhvillim Kombëtar të Hungarisë, Kompanisë së Ujësjellësit Szeged dhe të Ambasadës Hungareze në Tiranë.

Takimi u mbajt në kuadër të një vizite misioni te delegacionit hungarez në Shqipëri,  për t’u takuar dhe shkëmbyer me aktorët kryesorë të sektorit të ujit rreth çështjeve kryesore të sektorit, si dhe reformat në vazhdim.  Delegacioni ishte takuar paraprakisht me përfaqësues të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës së Shqipërisë, Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK) dhe Entit Rregullator të Ujit të Shqipërisë.

SHUKALB u përfaqësua në takim nga Znj. Elisabeta Poci, Zëvendës Drejtore Ekzekutive, Znj. Olta Ceca, Menaxhere për Programet dhe Trajnimet dhe Z. Alban Kushi, Menaxher i Shërbimit ndaj Anëtarëve dhe Administratës.  Temat e diskutimit përfshinë çështjet aktuale të sektorit të ujit dhe perspektivat e ardhshme të zhvillimit, aktivitetet dhe programet e SHUKALB, Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike, Profesionistët e Rinj të Ujit, programet e edukimit dhe trajnimit, si dhe mundësitë e bashkëpunimit.