Dy shkëmbime online të eksperiencave mes kolegëve për Projektet e Suksesshme të Infrastrukturës për Kanalizimet dhe Trajtimin e Ujit të Ndotur vijnë së shpejti

SHUKALB po planifikon të organizojë dy shkëmbime të eksperiencave mes kolegëve në formatin online, gjatë muajve nëntor dhe dhjetor 2020.  Shkëmbimet e eksperiencave mes kolegëve do të jenë një në nivel kombëtar dhe një në nivel rajonal dhe janë veçanërisht të rëndësishme në situatën kur Projekte të suksesshme të Infrastrukturës për Kanalizimet dhe Trajtimin e Ujit të Ndotur pritet të zbatohen në të ardhmen e afërt. Prandaj, përvoja e bashkive dhe shoqërive UK që janë përfshirë në përgatitjen, hartimin dhe zbatimin e projekteve të tilla mund të jetë e dobishme për kolegët e tyre.

Objektivi i shkëmbimit të eksperiencave mes kolegëve do të jetë përmirësimi i njohurive për përgatitjen e Projekteve të Suksesshme të Infrastrukturës për Kanalizimet dhe Trajtimin e Ujit të Ndotur për bashkite dhe shoqëritë UK të interesuara, dhe nxitja e bashkëpunimit midis bashkive dhe shoqërive UK në këtë fushën në Shqipëri dhe në rajon.

Të dy shkëmbimet e eksperiencave mes kolegëve, si kombëtare dhe rajonale, do të synojnë vendimmarrësit Bashkiak, siç janë anëtarët e Këshillit të Administrimit të Shoqërive UK, Anëtarët e Njësive të Zbatimit të Projekteve. Gjithashtu, menaxhimin e Shoqërive UK: Menaxheri i Përgjithshëm, Menaxheri Teknik, Menaxheri Tregtar, Anëtarë të Njësive të Zbatimit të Projektit, Menaxherë të Impianteve të Trajtimit të Ujit të Ndotur.