Ekspertët amerikanë vizitojnë SHUKALB për të punuar në zhvillimin e pyetjeve të provimeve të certifikimit

Ekspertët amerikanë dhe ekspertët lokalë sëbashku me stafin e Projektit duke punuar për zhvillimin e pyetjeve të provimit të certifikimit. Foto nga SHUKALB

Ekspertët amerikanë dhe ekspertët lokalë sëbashku me stafin e Projektit duke punuar për zhvillimin e pyetjeve të provimit të certifikimit.
Foto nga SHUKALB

Midis datave 9 dhe 20 korrik, pesë (5) ekspertë amerikanë, 3 prej të cilëve vinin nga Shoqata e Bordeve të Certifikimit në SHBA, ishin në Shqipëri për të punuar sëbashku me stafin e projektit të SHUKALB “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve të Sektorit të Ujit në Shqipëri ” dhe ekspertë lokalë për të zhvilluar pyetjet e provimit për Programin e Certifikimit të Bazuar në Testim.  Përmes një sërë takimesh midis ekspertëve amerikanë dhe ekspertëve lokalë, projekti përfundoi kurrikulat e trajnimit të certifikimit, hartoi draftet e provimit dhe filloi procesin e përzgjedhjes së pyetjeve.

Procesi i përzgjedhjes së pyetjeve dhe i zhvillimit të provimeve është një pjesë shumë e rëndësishme e programit të Certifikimit dhe Projekti është mbështetur shumë në këtë proces përmes partneritetit me Shoqatën e Bordeve të Certifikimit, e cila ofron ekspertizën e saj si dhe një mori shembuj pyetjesh provimi për t’u përdorur nga Projekti.