Programi i D-LeaP i Krahasimit të Standardizuar (Benchmarking) për shoqëritë UK – Një mjet themelor për vetëvlerësimin e shoqërive UK

Benchmarking, mbledhja e treguesve të performancës dhe më pas krahasimi i performancës midis shoqërive UK me madhësi dhe kushte të ngjashme, është një mjet kryesor për të përmirësuar performancën e shoqërive UK. SHUKALB dhe SHUKOS kanë ofruar së bashku Programin D-LeaP Benchmarking për shoqëritë UK si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë që nga viti 2014 në kuadër të Partneritetit të Danubit (D-LeaP), me mbështetje ngaShoqata Ndërkombëtare e Kompanive Ujësjellës Kanalizime në Zonën e Mbulimit të Lumit Danub (IAWD). Programi i ndihmon shoqëritë në identifikimin e zonave ku përmirësimi i performancës është i nevojshëm, përmes angazhimit të ekipeve të vogla të shoqërisë sesa anëtarëve individual të personelit.

Për të kuptuar më shumë mbi përfitimet e pjesëmarrjes në Program, ne kërkuam nga përfaqësuesit e shoqërisë ujësjellës kanalizime Tiranë, dhe ujësjellës kanalizime Shkodër, të ndanin reagimet e tyre, si dy shoqëri që kanë qenë pjesë e programit prej shumë vitesh tashmë.

Evis Gjebrea, Nën Drejtoreshë, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tiranë, gjatë prezantimit të saj në Konferencën dhe Ekspozitën e Përbashkët Ballkanike 2016
Foto nga SHUKALB

“Shoqëria ujësjellës kanalizime Tiranë (UK Tiranë) ka qënë pjesë e programit të Benchmarking i mbështetur nga Shoqata Ndërkombëtare e Rajonit të Danubit që prej 3 vitesh dhe kemi hyrë në vitin e 4-t. Shoqëria jonë vendosi të jetë pjesë e këtij programi për arsyet si më poshtë:

  • Së pari është një mjet për të përmirësuar performancën e shoqërisë dhe rritur transparencën.
  • Së dyti është një iniciativë në nivel vendor, kombëtar dhe rajonal që na lejon të krahasohemi me shoqëri të tjera dhe të mësojmë prej tyre.
  • Së treti, është një mjet që mund të përdoret për të tërhequr financime të reja në sektorin e ujit.

UK Tiranë ka një eksperiencë pozitive në kuadër të projektit që financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ku kompania e përzgjedhur nga BERZH (Mott Macdonald) për të kryer procesin e skanimit të shoqërisë (due diligence) që e kualifikoi për të marrë kredi të drejtpërdrejtë nga BERZH përdori të dhënat nga platforma e benchmarking.

Ajo që vlen për tu theksuar është se nëpërmjet kësaj platforme UK Tiranë mbledh të dhëna mbi indikatorët e performancës dhe më pas informacioni i përpunuar nga platforma ofrohet në raportin individual të shoqërisë i gjeneruar nga sistemi. Në këtë raport performanca e UK Tiranë krahasohet në të gjithë indikatorët e performancës me shoqëri të tjera që janë me përmasa të ngjashme dhe kushte të ngjashme në nivel kombëtar, rajonal dhe më gjerë.

Mbledhja e të dhënave sigurisht nuk është një proçes i lehtë, por pjesa më e mirë e programit është se ofron udhëzime/guide për të shpjeguar çdo indikator dhe në këtë kontekts janë krijuar grupe pune teknike për të sqaruar indikatorët dhe burimin e informacionit të tyre.

Shoqëritë e tjera duhet të bëhen pjesë sepse:

  • Fitojnë mbështetje personale në analizimin dhe përmirësimin e performancës së tyre.
  • Mësojnë nga shoqëri të tjera në sektor.
  • Përfitojnë nga krahasimi me shoqëri të tjera.
  • Janë të azhornuara mbi mjetet më bashkëkohore për analizimin e përformancës së shoqërive.

Një pjesë të rëndësishme të punës së saj UKT-ja e shpenzon në ndarjen e njohurive dhe praktikave të saj. Janë zhvilluar mjaft takime dhe seminare nga Hub-i Kosovë-Shqipëri për të diskutuar indikatorët e performanës. Në këto takime është rënë dakord mbi gjuhën teknike të indikatorëve të cilët janë të përkthyer ne shqip dhe indikatorët janë grupuar sipas natyrë së tyre: tregtare, teknike, kujdesi ndaj klientit etj. Këto takime janë mjaft të frytshme sepse shpjegohen paqartësitë që lidhen me indikatorët dhe po ashtu metodologjia sesi do të mblidhen të dhënat duke saktësuar burimin e informacionit. Më pëlqen motoja e Hub të Danubit: mos i shpërdoroni të dhënat, por punoni me to (don’t bury the data but work with it).

Produkti i këtij programi është raporti vjetor i Benchmarking, i cili ka avantazhin që ofrohet në dy gjuhë shqip dhe anglisht. UKT raportin e ndan së brendshmi dhe më pas në Këshillin e Administrimit i cili njihet me ecurinë e indikatorëve dhe përmirësimet nga njëri vit në tjetrin. UKT ka në planet e saj të afërta që ta ndajë këtë raport me Entin Rregullator të Ujit meqënëse ky i fundit përgatit raportin vjetor të performancës (benchmarking) për të gjitha shoqëritë në nivel kombëtar. Duke e përmbyllur, raporti i Benchmarking shërben si bazë për hartimin e planeve vjetore dhe afat-mesëm të buxhetit të cdo shoqërie. Gjithashtu shërben si bazë që shoqëria të ndërmarrë çfarëdolloj plan veprimi për përmirësimin e performancës në fusha të caktuara ku është e nevojshme ndërhyrja me veprime konkrete.”

Valbona Paja, Përgjegjëse për Planifikim dhe Raportim, Ujësjellës Kanalizime Shkodër, gjatë prezantimit të saj në Konferencën dhe Ekspozitën e Përbashkët Ballkanike 2019
Foto nga SHUKALB

Përfitimet kryesore të pjesëmarrjes së UK Shkodër në Programin e Benchmarking, mund t’i ndajmë në:

Përfitime të brendshme

  • Mundëson identifikimin e boshllëqeve në treguesit e performancës dhe identifikimi i zonave për përmirësim
  • Zhvillon një grup treguesish të standartizuar, në një platformë elektronike.
  • Mundëson krijimin e një kulture të brendshme të orientuar nga përmirësimi i vazhdueshëm .
  • Monitoron performancën e kompanisë dhe menaxhon ndryshimin.
  • Përshtatja e praktikave më të mira në varësi të kapaciteteve të shoqërisë.

Në sajë të një procesi sistematik hulumtimi brenda shoqërisë, arrihet të merret informacion i vlefshëm dhe i plotë nga të gjithë sektorët, arrihet një kuptim më i mirë i kompanisë në tërësi.  Përfitimi kryesor konsiston në përdorimin e këtij informacioni për përmirësimin e fushave problematike dhe vënien në lëvizje të hallkave të ndryshme brenda shoqërise drejt përmbushjes së objektivave të shoqërisë. Ky nivel njohjeje kalon në të gjitha nivelet drejtuese, duke bërë të mundur dhe ballafaqimin e ideve te ndryshme, për të arritur në zgjidhjet më të realizueshme. Të qenit pjesë e këtij programi ka krijuar domosdoshmërinë e modifikimit të të dhënave që sektorët duhet të raportojnë, duke detajuar më tepër dhe duke dhënë informacion të vlefshëm për skuadrën drejtuese të shoqërisë UK.

Përfitime të jashtme

  • Mundëson Krahasimin me performancën e shoqërive të tjera
  • Ndihmon në kërkimin e praktivave më të mira të punës
  • Rrit transparencën dhe besimin e komunitetit
  • Ndihmon në sigurimin e fondeve financiare

Programi i Benchmarking përveç se të mundëson vlerësimin e trendit të performancës së shoqërisë, mundëson krahasimin e saj me kompanitë e tjera të rajonit dhe më gjerë. Në shume raste eksperiencat e shoqërive të tjera të sektorit, janë nje frymëzim, i cili mund të ndihmojë shoqëritë të gjejnë forca të brendshme për të përmirësuar performancën e tyre. Duke u njohur me raste të kompanive të ngjashme që ja dalin të tejkalojnë vështirësi të shumta dhe duke qenë pjesë e një rrjeti më të gjerë të shoqërive UK, mundësohet rritja e nivelit të njohjes së shoqërisë me zgjidhje të mundshme. Menaxhimi i kompanive publike është shumë i rëndësishëm në lidhje me ofrimin e një shkalle më të lartë transparence per te gjitha palet e interesit. Transparenca ndihmon ne krijimin e nje marrëdhënie më të qartë me komunitetin dhe në rritjen e besimit të institucioneve të ndryshme financiare, për mbështetjen e zhvillimit të projekteve kapitale nga ana e shoqërisë.

Të gjitha shoqëritë që do të bëhen pjesë e programit të Benchmarking mund të përfitojnë nga:

  • Njohja më e mirë e shoqërisë së tyre, sigurohet informacion i plotë nga të gjithë sektorët.
  • Identifikimi i boshllëqeve në performancën e tyre.
  • Krijimi i një kulture të brendshme që të orienton drejt përmirësimit dhë të mësuarit të vazhdueshëm.
  • Bërja pjesë e një grupi më të madh të shoqërive UK, ku shkëmbimi i eksperiencave është baza e këtij bashkëpunimi.

Procesi i realizimit të Benchmarking gjatë kësaj periudhe 4-vjeçare, që ne jemi pjesë e tij është përmirësuar vazhdimisht, në aspektin e rritjes së besueshmërisë së të dhënave dhe niveleve të kontrollit të saktësisë së tyre. Procesi i Benchmarking, kalon në disa hapa, si: rregjistrimi i të dhënave, kontrolli dhe validimi i tyre në nivel shoqërie dhe HUB-i, për të arritur në hapin përfundimtar, që është raporti final i shoqërisë UK. Ky është një raport i cili përmban informacion të plotë për shoqërinë, dhe bazë krahasuese të saj për vite, si dhe me performancën e shoqërive të rajonit dhe me gjerë në nivel europian. Raportet finale, që janë të ndarë sipas sektorit Ujësjellës dhe Kanalizime, mund të përdoren nga shoqëria për t`i paraqitur pranë donatorëve, apo si raporte jo-financiare, që të njohin me menyrën sesi performon shoqëria”.

SHUKALB invites all interested water utilities to join the Utility Benchmarking Program.  The participating utilities will have the opportunity to gain practical support in analyzing and improving utility performance, learn from other utilities in the sector, be up to date on the most recent tools for analyzing utility performance, and benefit from regional and global comparison with other utilities and experts.

SHUKALB fton të gjitha shoqëritë UK të interesuara t’i bashkohen programit të Benchmarking. Shoqëritë pjesëmarrëse do të kenë mundësinë të fitojnë mbështetje praktike në analizimin dhe përmirësimin e performancës së shoqërisë uk të mësojnë nga shoqëritë e tjera në sektor, të informohen vazhdimisht rreth mjeteve më të fundit për analizimin e performancës së shoqërisë uk dhe të përfitojnë nga krahasimi rajonal dhe global me shoqëritë dhe ekspertë të tjerë

Për më shumë informacion mbi Programin e Benchmarking, ju lutemi lexoni Fletëpalosjen.

Për t’u regjistruar apo çdo pyetje ju lutem kontaktoni SHUKALB në adresën e emailit training@shukalb.al ose SHUKOS në shukos2001@gmail.com.