Programi i ujit të GIZ në Shqipëri mbështet shoqëritë UK në tejkalimin e krizës së Koronavirusit

Operator Impiantit të Trajtimit të Ujit të Ndotur në Vlorë i veshur me doreza, maskë, jelek dhe kaskë, të siguruara nga Programi i ujit të GIZ në Shqipëri
Foto nga GIZ Albania

Në krizën e tanishme të Koronavirusit nuk ishin të shqetësuar vetëm stafi i shoqërive UK, por edhe klientët dhe publiku po shtronin pyetje dhe kërkonin informacione më të hollësishme mbi funksionimin dhe garancinë për shërbime të sigurta të furnizimit me ujë. Programi i ujit të GIZ në Shqipëri e ka adresuar këtë nevojë për informacion dhe ka mbështetur partnerë në Shqipëri si Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, bashkitë dhe shoqëritë UK, me materiale informuese si dhe shpërndarjen e pajisjeve personale mbrojtëse. Për shkak të një situate emergjente, mbështetje ad hoc u dha veçanërisht duke siguruar dezinfektues të nevojshëm për furnizimin me ujë.

U përgatitën dhe u shpërndanë materialet informuese të mëposhtme:

  • Një video me titull “Siguria e ujit dhe ujit të ndotur nga Covid-19” (në lidhje me furnizimin me ujë, kanalizimet dhe impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura). Videoja është postuar nga partnerët në faqet e tyre të internetit dhe mediat sociale, si dhe në mediat sociale të EUD dhe GIZ (Facebook dhe YouTube).
  • Tre fletëpalosje (online) që japin informacion të përgjithshëm mbi virusin, furnizmin me ujë dhe impiantet për trajtimin e ujërave të ndotura. Fletëpalosjet u postuan nga partnerët në faqet e tyre të internetit dhe mediat sociale dhe në mediat sociale te GIZ.

Informacioni për materialet e mësipërme bazohet në informacionin zyrtar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Operator i Shoqërisë UK Cërrik, duke punuar në një stacion pompimi i pajisur me doreza, maskë, jelek dhe kaskë, të siguruara nga Programi i ujit të GIZ në Shqipëri
Foto nga: GIZ Albania

Informacioni lidhur me Koronavirusin u botua gjithashtu në Portalin e Kombëtar të Konsumatorëve i implementuar së fundmi, i cili është një instrument ndërveprues qqë bashkon konsumatorët dhe ofruesit e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizime.  Informacioni (video, fletëpalosje) u postua në faqen kryesore të portalit, si dhe në nën/faqet e çdo shoqërie UK shqiptare.

Bazuar në kërkesën e nëntë bashkive partnere, programi i ujit mbështeti stafin e Shoqërive UK dhe impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura me maska për fytyrën të ripërdorshme gjatë pandemisë COVID-19, pajisje të sigurisë si jelekë, doreza dhe kaska sigurie, si dhe udhëzime për sigurinë.

Këto donacione synojnë të mbrojnë stafin e shoqërive UK dhe të sigurojnë shpërndarjen e vazhdueshme të shërbimeve të furnizimit me ujë dhe ujit të ndotur.  Ato u siguruan për stafin e Shoqërive UK Cërrik, Peqin, Himarë, Shkodër, Lezhë, Kavajë, Vlorë dhe Sarandë dhe Impiantet përkatëse të trajtimit të ujërave të ndotura të Shkodrës, Lezhës, Kavajës, Vlorës dhe Sarandës.