NXITONI! Regjistrohuni tani për kurset e trajnimit që do të jepen në mars dhe prill, 2019

SHUKALB ka planifikuar dhënien e dy kurseve të tjerë të trajnimit gjatë muajve mars dhe prill 2019.  Kursi i pare i trajnimit është “Kampionimi dhe procedurat laboratorike për ujin e pijshëm dhe të ndotur” dhe do të ndiqet nga trajnimi i dytë mbi “Shërbimin e klientit dhe marrëdheniet me publikun”.

Kursi i trajnimit “Kampionimi dhe procedurat laboratorike për ujin e pijshëm dhe të ndotur ” është planifikuar të zhvillohet më 21 mars, në Tiranë.  Njohja e procedurave laboratorike si dhe zbatimi i duhur i tyre është një domosdoshmëri për të gjitha shoqëritë Ujësjellës Kanalizime. Kampionimi si dhe analizat laboratorike janë përfaqësuese të të gjithë sistemit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, përsa i përket cilësisë së ujit dhe sigurisë së konsumatorëve.

Kursi i trajnimit do t’i prezantojë pjesëmarrësit me procedurat laboratorike, pajisjet e nevojshme për t’i kryer ato dhe procedurat e kampionimit, dhe do të tregojë hapat e duhura për kryerjen e analizave laboratorike të nevojshme. Trajnimi do të jetë një kombinim i prezantimi të leksioneve në klasë me praktikën dhe demonstrimin e pajisjeve laboratorike dhe analizave në Impiantin e Trajtimit të Ujit të Bovillës.

Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për punonjësit e laboratorit të analizave të ujit të pijshëm dhe të ndotur.

Kursi i trajnimit “Shërbimit i klientit dhe marrëdhëniet me publikun” do të zhvillohet më 08-09 prill, në Tiranë.

Shërbimi i klientit është një nga funksionet kyç të çdo shoqërie ujësjellës kanalizime. Ky kurs trajnimi thekson rolin e shërbimit të klientit dhe marrëdhënieve me publikun në suksesin e Shoqërive UK. Kursi do të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me parimet e shërbimit të klientit, ndikimin e organizimit dhe personelit të shërbimit të klientit në performancën tregtare të shoqërisë, menaxhimin e bazës së të dhënave të klientit, menaxhimin e përshtypjeve dhe ankesave të klientit, menaxhimin e leximit të matësave, faturimit dhe arkëtimit.

Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për përgjegjësit, specialistët, operatorët dhe azhornuesit e shërbimit të klientit, specialistët e marrëdhënieve me shtypin dhe publikun, përgjegjësit dhe specialistët e sektorit të shërbimit të matësave, si dhe përgjegjësit dhe specialistët e sektorit të leximi.

Registrimet për kurset e mësipërme janë tashmë të hapura!  Ju mund të regjistroheni online përmes faqjes së internetit të SHUKALB http://shukalb.al/sq/regjistrohu/ ose duke kontaktuar në adresën e email-it training@shukalb.al dhe/ose SHUKOS në shukos2001@gmail.com.