Nxitoni të regjistroheni në kurset e trajnimit që do të zhvillohen gjatë muajit Korrik 2021!

SHUKALB ju fton të merrni pjesë në dy kurse të shkëlqyeshëm trajnimi që organizohen përgjatë muajit Korrik. Më shumë detaje në lidhje me regjistrimet do ti gjeni më poshtë.

Trajtimi Paraprak dhe Primar i Ujërave të Ndotura
14 Korrik, 2021

Trajtimi paraprak dhe primar luan një rol kyç në trajtimin e ujërave të ndotura dhe ka ndikim të rëndësishëm në funksionimin e proceseve të mëtejshme të trajtimit.

Ky kurs trajnimi adreson problematikat kyesore të operimit dhe mirëmbajtes së njësive të trajtimit paraprak, primar dhe gropave septike. Trajnimi synon pajisjen e pjesëmarrësve me njohuri të mjaftueshme për të përzgjedhur dhe përdorur praktikat më të mira të operimit të këtyre njësive bazuar në kushtet specifike të impjantit të tyre.

Ky kurs është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për inxhinierët, teknikët dhe specialistët që punojnë në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura.

Për tu regjistruar në këtë trajnim klikoni KËTU.

Menaxhimi
22-23 Korrik, 2021

Ky kurs trajnimi është hartuar me qëllim që të theksojë rolin e menaxhimit në ofrimin e një shërbimi më cilësor për konsumatorët. Kursi do të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e përditshme të menaxherëve si komunikimi, krijimi dhe menaxhimi i ekipeve, zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve. Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të përballuar sfidat e përditshme dhe për të përmirësuar performancën e shoqërive që drejtojnë.

Ky kurs trajnimi mbi menaxhimin është hartuar për profesionistët e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e përgjithshëm të shoqërive ujësjellës kanalizime, drejtorët teknik dhe menaxherët.

Për tu regjistruar në këtë trajnim klikoni KËTU.