Nxitoni të regjistroheni për kurset e trajnimit që do të zhvillohen gjatë muajve Qershor dhe Korrik 2020

SHUKALB ka planifikuar dhënien e tre kurseve të trajnimit gjatë muajve qershor dhe korrik 2020.

Më 9, 10, 16 dhe 17 qershor 2020, SHUKALB do të zhvillojë kursin e trajnimit “Menaxhimi” përmes platformës online Zoom.

Trajnimi trajton çështje që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e përditshme të menaxherëve si komunikimi, krijimi dhe menaxhimi i ekipeve, zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve. Trajnimi do të drejtohet nga Arian Gjorga, Konsulent dhe Ekspert në Menaxhim.

Ky kurs trajnimi është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e përgjithshëm, drejtorët teknik dhe menaxherët e tjerë të shoqërive ujësjellës kanalizime.

Më 1 korrik 2020, SHUKALB planifikon dhënien e trajnimit një ditor me temë “Hyrje në Menaxhimin e Integruar të Aseteve“, në kuadër të projektit ” Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve për Shërbimet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve (RCDN)”.

Objektivi i përgjithshëm i trajnimit është që t’u mundësojë pjesëmarrësve të njohin nevojën dhe përfitimet e Menaxhimit te Integruar të Aseteve (MIA) efektiv të infrastrukturës së Ujësjellës Kanalizimeve dhe të identifikojnë mënyrën se si planifikohen dhe zbatohen aktivitetet kryesore të MIA-s në nivelin e Njësive të Qeverisjes Vendore (NJQV).

Trajnimi targeton vendimmarrësit e e NJQV-ve : Kryetarët e bashkive, këshilltarët, anëtarët e këshillit të administrimit, stafi i departamenteve të NJQV-ve përgjegjës për shërbimet ujësjellës kanalizime. Për më tepër, menaxherët e lartë dhe të mesëm të Shoqërive UK, përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjensia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, dhe Enti Rregullator i Ujit.

Më 22, 23, 24 korrik 2020, SHUKALB do të zhvillojë një trajnim tre-ditor mbi “Projektet e Investimeve Kapitale në Infrastrukturë në sektorin ujësjellës kanalizime” në kuadër të projektit RCDN.

Objektivi i përgjithshëm i trajnimit është të aftësojë pjesëmarrësit të kryejnë projekte komplekse investimesh në infrastrukturë dhe t’u sigurojë pjesëmarrësve kornizën e nevojshme, njohuritë dhe aftësitë e përgjithshme në lidhje me:

  • Kryerjen e përgatitjeve të nevojshme për zbatimin e projektit për investime në infrastrukturë,
  • Zhvillimin e të gjithë elementëve të projekteve të ardhshme të investimeve në infrastrukturë, dhe
  • Implementimin e të gjitha fazave të një projekti investimesh në infrastrukturë.

Trajnim targeton vendimarrësit e bashkive dhe shoqërive UK: këshilltarët bashkiakë, dhe kryetarët e bashkive; administratorët e shoqërive UK; anëtarët e këshillit të administrimit të

shoqërive UK; menaxherët teknikë dhe menaxherët e Financës. Në vazhdim trajnimi targeton përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjensia Kombëtare e

Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, dhe Enti Rregullator i Ujit.

Registrimet për kurset e mësipërme janë tashmë të hapura!

Ju mund të regjistroheni online përmes faqjes së internetit të SHUKALB http://shukalb.al/sq/regjistrohu/ ose duke kontaktuar në adresën e email-it training@shukalb.al.