Projekti Identifikimi i mundësive për gratë në Sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor

Disa nga pjesëmarrësit në forumin Ndërtimi i Urave mbi Ujë, organizuar online me 7 Dhjetor 2020.
Foto nga Ekipi i WPI

Në kuadër të bashkëpunimit të tij të gjatë dhe të frytshëm me Institutin Politeknik Worcester (WPI), SHBA, vitin e kaluar SHUKALB punoi me një ekip studentësh të vitit të 3-të nga WPI për të kryer një projekt të titulluar ” Identifikimi i mundësive për gratë në Sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor ” .

Qëllimi i projektit ishte të katalizonte një rrjet të grave profesioniste të ujërave të ndotura në Ballkanin Perëndimor, Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë, dhe të zhvillonte mundësi mentorimi, hapësira për të shkëmbyer përvoja, iniciativa për të mbështetur zhvillimin e karrierës dhe programe për të ndihmuar në lehtësimin e pengesave me të cilat përballen gratë në sektorin e ujërave të ndotura.

Më 7 dhjetor 2020, ekipi i WPI, me mbështetjen e SHUKALB, mundësoi një forum diskutimi virtual të titulluar “Forumi Ndërtimi i Urave mbi Ujë “, ku pjesëmarrësit diskutuan mbi përvojat e tyre në sektorin e ujërave të ndotura dhe çështjet në lidhje me zhvillimin dhe mirëmbajtjen e një rrjeti. Në forum morën pjesë Profesor Leslie Dodson dhe Profesor Robert Hersh nga Instituti Politeknik Worcester, përfaqësues nga SHUKALB, profesionistë me përvojë dhe të rinj të ujit nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Shqipëria, të diplomuar të WPI nga SHBA, si dhe profesionistë të tjerë të interesuar mbi temën.

Forumi u hap me një fjalim mirëseardhje nga Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive e SHUKALB dhe më pas ekipi i WPI i përbërë nga Lindsay Ambrosino, Gabriella Cerbo, Aaron Krueger dhe Shawna Winters bëri një prezantim të përgjithshëm në lidhje me projektin dhe gjetjet e punës së tyre, ndjekur nga një diskutim mbi temat mbi çështjen gjinore në sektorin e ujërave të ndotura.

Forumi priti disa folës të cilët ndanë përvojat e tyre në tema specifike të diskutimit. Arlinda Ibrahimllari, Freelancer – Menaxhere Projekti, Shoqëria UK Korçë, Shqipëri, ndau përvojën e saj në “Pse është e rëndësishme të përfshiheni në rrjete dhe të mësoni njohuri nga e gjithë bota“; Leila Arifović, Shefe e laboratorit për ujërat e ndotura, Bosnjë dhe Hercegovinë ndau njohuritë e saj mbi “Pabarazia gjinore në vendin e punës“; Mary Danielson, e diplomuar në WPI dhe Inxhiniere e Stafit, Tighe & Bond, SHBA ndau përvojën e saj në lidhje me “Komitetin për gjininë dhe diversitetin; si kanë ndihmuar këto komisione në zbutjen e çështjeve”dhe Jami Walsh, e diplomuar në WPI dhe Koordinatore për Ndërtimin, Autoriteti i Burimeve Ujore në Massachusetts, SHBA foli rreth “Si mentorimi ndikon në karrierat”?

Në vazhdim, pjesëmarrësit u organizuan në diskutime në grupe pune (breakut rooms), ku ata ndanë me njëri-tjetrin përvojat për tema të ndryshme të tilla si: mundësitë që rrjetet dhe organizatat e tjera profesionale kanë krijuar prej tyre, ndryshimet që kishin parë në lidhje me pabarazitë gjinore që ishin të suksesshëm ose të pasuksesshëm, ndryshime që ata do të dëshironin të shihnin (p.sh. nga kompanitë, legjislacioni), mentorim ose ndikim tjetër pozitiv në karrierën e tyre, dhe mundësia për të ofruar mentorime si pjesë e këtij rrjeti.

Me mbështetjen e SHUKALB, ekipi i WPI zhvilloi 21 intervista gjysmë të strukturuara gjatë periudhës shtator – dhjetor 2020 për të mësuar më shumë rreth përvojave të grave në sektorin e ujërave të ndotura të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa ata kryesisht intervistuan gratë, ata përfshinë tre burra për të ndriçuar perspektivat e meshkujve në lidhje me pabarazinë gjinore në shërbimet e ujërave të ndotura. Ekipi gjithashtu përfshiu studentë dhe të diplomuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës (PUT) meshkuj dhe femra në kampionimin e tyre për të mësuar më shumë rreth lidhjes midis arsimit dhe punës profesionale dhe për të fituar perspektivë se si studentët i perceptojnë çështjet dhe mundësitë në sektorin e ujërave të ndotura. Secila grua e intervistuar është paraqitur dhe profilet e plota të tyre mund të gjenden në faqen e internetit të SHUKALB në këtë link: http://shukalb.al/en/programe/women-of-water-project/.

Bazuar në këtë qasje kërkimore cilësore, ekipi i WPI thirri një grup profesionistësh femra të ujit në Ballkanin Perëndimor dhe SH.B.A. për të bashkëpunuar në zhvillimin e një organizate profesionale për të lidhur gratë në sektorin e ujërave të ndotura ndërkombëtarisht. Për t’u bashkuar me rrjetin dhe për të kërkuar më shumë informacion vizitoni faqen e grupit në FB në https://www.facebook.com/groups/womenofwatershukalb