Shoqëria Ujësjellës Kanalizimeve Kamëz shfaq progres nga viti në vit

Paraqitja grafike e rritjes së numrit të abonentëve në vite Burimi: UK Kamëz

Paraqitja grafike e rritjes së numrit të abonentëve në vite
Burimi: UK Kamëz

Shoqëria Ujësjellës Kanalizimeve Kamëz (UK Kamëz) është krijuar më datë 14 nëntor 2001 ku me vendimin e Këshillit Bashkiak nr.99 u vendos krijimi i shoqërisë me shtrirjen e aktivitetit brenda territorit të Bashkisë Kamëz.  Strategjia kryesore që udhëheq veprimtarinë e UK Kamëz është përmbushja e kërkesave të konsumatorëve nëpërmjet realizimit të performancës për një furnizim të pandërprerë dhe cilësor me ujë të pijshëm.

Çelësi i suksesit të shoqërisë është indentifikimi dhe përmbushja e çdo nevoje të konsumatorit me profesionalizëm maksimal.  Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së shërbimit, furnizmi me ujë i qytetit të Kamzës 24 orë në ditë, përmirësimi i infrastrukturës së rrjetit të shpërndarjes, dhe sigurimi i cilësisë sipas standardit shtetëror janë prioritetet kryesore të shoqërisë.  Duke iu referuar prioritetit më të rëndësishëm, atij të furnizmit 24 orë më ujë të pijshëm në qytetin e  Kamzës, është kryer një plan afatgjatë i cili parashikon ndërhyrjet në fuqizimin e sistemit të Bovillës, dhe trajtimin e ujrave të burimeve të Bovillës së Vjetër.

Në fillimet e saj UK Kamëz ishte e pastrukturuar si në nivelin e punonjësve ashtu edhe në shërbimin ndaj abonentëve.  Puna këmbëngulëse e drejtuesve të kësaj shoqërie ka dhënë rezultate dhe progres që sot është i qartë dhe i dukshëm.

Paraqitja grafike e rritjes së të ardhurave në vite Burimi: UK Kamëz

Paraqitja grafike e rritjes së të ardhurave në vite
Burimi: UK Kamëz

UK Kamëz ka traditë progresin e saj nga viti në vit dhe kjo shihet qartë si në rritjen e numrit të abonentëve ashtu edhe në rritjen e të ardhurave, ku duhet të theksohet se janë po të njëjtët burime ujore.  Ky progres ka ardhur falë punës këmbëngulëse të të gjithë punonjësve që kanë bërë të mundur evidentimin e lidhjeve të paligjshme si dhe arkëtimin e debive.

Gama e shërbimeve të ofruara nga UK Kamëz përfshin furnizimin me ujë për 17,506 abonentë të shpërndarë në 22 zona të ndryshme, si dhe shërbimet e kanalizimit në të gjithë zonën administrative të bashkisë Kamëz.

Aktualisht, UK Kamëz funksionon me një strukturë të mirëfilltë të ndarë në disa departamente (departamenti i Financës, Juridik, i Shitjeve, Teknik dhe Kanalizimi i Ujërave të zeza).  Funksionimi në terren është bërë mbi bazën e ndarjes sipas zonave ku aktualisht është e organizuar në 6 sektorë për furnzimin me ujë dhe një sektor për shërbimin e kanalizimeve.

Uk Kamez foto1

Gjatë implemntimit të Fazës I, të Projektit Infrastruktura Bashkiake II Foto nga UK Kamëz

Gjatë implemntimit të Fazës I, të Projektit Infrastruktura Bashkiake II
Foto nga UK Kamëz

Përsa i përket investimeve të huaja, në vitin 2016 përmes një investimi nga Banka Gjermane për Zhvillimit (KfW), UK Kamëz filloi zbatimin e projektit “Infrastruktura Bashkiake II”.  Në janar 2017, kompania përfundoi fazën e parë për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të të furnizimit me ujë.  Përthithja e investimeve të tilla si dhe bashkëpunimi ndër-institucional ka ardhur si rezultat i përmbushjes së kritereve të vendosura nga donatorët duke u fokusuar në efiçencën financiare dhe reduktimin e lidhjeve të paligjshme

Këtë vit, UK Kamëz mori pjesë në programin e Partneritetit të Danubit (D-LeaP), Benchmarking, i cili drejtohet nga SHUKALB në partneritet me SHUKOS (Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës) si një HUB i përbashkët për Shqipërinë dhe Kosovën.  Qëllimi kryesor i programit është angazhimi i shoqërive UK në Shqipëri dhe Kosovë në përdorimin e Benchmarking jo vetëm për monitorimin e performancës, por mbi të gjitha si një mjet për përmirësimin e saj, nëpërmjet analizimit të treguesve të performancës ofruar nga platforma e Bashkëpunimit Evropian për Benchmarking (EBC).  Nëpërmjet këtij programi, UK Kamëz pati mundësinë të krahasojë veten me shoqëri të ngjashme në rajon dhe të mësonte nga praktikat më të mira

Aktualisht, UK Kamëz është duke punuar për finalizimin e Fazës së II të Projektit “Infrastruktura Bashkiake III-IV”.   Ky projekt parashikon zgjerimin e rrjetit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve për zonat e pambuluara me shërbim, duke përfituar në këtë mënyrë qytetarët e Kamzës.   Përveç kësaj, puna e planifikuar do të rrisë kontrollin e cilësisë së ujit.

Ujësjellës Kanalizme Kamëz do të vazhdojë progresin e saj të qëndrueshëm në vitet në vijim, në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët e Kamzës, Bashkinë si dhe investitorët e huaj.

Stafi i UK Kamëz pas një aktiviteti në terren Foto nga UK Kamëz

Stafi i UK Kamëz pas një aktiviteti në terren
Foto nga UK Kamëz