Shënoni në kalendarin tuaj për kurset e trajnimit që do të zhvillohen në Prill dhe Maj 2020

Trajneri Ervin Bucpapaj, Konsulent i pavarur, dhe pjesëmarrësit gjatë kursit të trajnimit “Menaxhimi i Humbjeve të Ujit I&II, Qershor 2018
Foto nga SHUKALB

SHUKALB ka planifikuar dhënien e katër kurse të tjera të trainimit gjatë muajve Prill dhe Maj 2020.

Më 9 Prill 2020, SHUKALB do të zhvillojë për herë të parë workshopin 1-ditor me temë “Hyrje në Menaxhimin e Integruar të Aseteve“.  Ky trajnim është një produkt për zhvillimin e kapaciteteve që ofrohet dhe jepet në kuadër të projektit “Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve për Furnizimin me Ujë dhe Kanalizimet (RCDN)”.  Qëllimi i përgjithshëm i trajnimit është që t’u mundësojë pjesëmarrësve të njohin nevojën dhe përfitimet e Menaxhimit te Integruar të Aseteve (MIA) efektiv të infrastrukturës së Ujësjellës Kanalizimeve dhe të identifikojnë mënyrën se si planifikohen dhe zbatohen aktivitetet kryesore të MIA-s në nivelin e Njësive të Qeverisjes Vendore (NJQV).

Trajnimi do të trajtojë Aspektet e Përgjithshme, Aspektet Ligjore dhe Aspektet Institucionale të Menaxhimit të Integruar të Aseteve dhe do të targeton veçanërisht vendimmarrësit e NJQV-ve (kryetarët e bashkive, folësit dhe këshilltarët), stafin e departamenteve të NJQV-ve përgjegjës për çështjet komunale (shërbimet e ujit), menaxherët e lartë dhe të mesëm të Shoqërive UK, agjensitë e linjës dhe rregullatorët nga Shqipëria.

Pjesëmarrësit e kursit të trajnimit “Kontrolli i Rrjedhjeve” gjatë ushtrimit praktik , Qershor 2018
Foto nga SHUKALB

Më 28-29 Prill 2020, është planifikuar të zhvillohet kursi i trajnimit “Menaxhimi i Humbjeve të Ujit I & II”. Trajnimi do t’ju ofrojë pjesëmarrësve, njohuritë bazë të nevojshme për monitorimin dhe menaxhimin e humbjeve të ujit.  Disa nga temat kryesore që do të trajtohen gjatë dy ditëve të trajnimit janë Metodat mbi auditin e ujit, menaxhimin e Zonave të Matura të Shërbimit (DMA) dhe menaxhimin e presionit. Ky trajnim është i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, kryeinxhinierët, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, inxhinierët e matjes, teknikët e bilancit, si dhe menaxherët e faturimit dhe arkëtimit.

Kursi i trajnimit “Kontrolli i Rrjedhjeve”, do të zhvillohet më 30 Prill 2020, në Tiranë, Shqipëri.  Gjatë këtij kursi trajnimi pjesëmarrësit do të marrin njohuritë bazë të nevojshme mbi zhvillimin e strategjive të menaxhimit të rrjedhjeve dhe lokalizimin e tyre, si dhe të shpjegojnë teknikat e menaxhimit të presionit dhe mënyrën e projektimit të Zonave të Matura të Shërbimit (DMA).

Kursi është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e departamentit teknik dhe të shpërndarjes, kryeinxhinierët, inxhinierët e mirëmbajtjes dhe të shfrytëzimit, inxhinierët e matjes dhe inxhinerët projektues. Kursi është me interes dhe për inxhinerë konsulentë.

Më 5-6-7 Maj 2020, në kuadër të projektit RCDN, SHUKALB ka planifikuar dhënien e trajnimin tre-ditor mbi “Projektet e Investimeve Kapitale në Infrastrukturë në sektorin e ujësjellës kanalizime“, i cili synon stafin e Menaxhimit të Mesëm në Bashki dhe ShaUK.

Qëllimi i trajnimit është të aftësojë pjesëmarrësit të kryejnë projekte komplekse investimesh në infrastrukturë dhe t’u sigurojë pjesëmarrësve kornizën e nevojshme, njohuritë dhe aftësitë e përgjithshme në lidhje me:

  • Kryerjen e përgatitjeve të nevojshme për zbatimin e projektit për investime në infrastrukturë,
  • Zhvillimin e të gjithë elementëve të projekteve të ardhshme të investimeve në infrastrukturë, dhe
  • Implementimin e të gjitha fazave të një projekti investimesh në infrastrukturë.

Ky trajnim synon menaxhimin e mesëm dhe stafin përgjegjës për zbatimin e projekteve në Bashki, si dhe menaxhimin e mesëm të SHaUK, siç janë drejtuesit e sektorëve / njësive përkatëse; teknike, ligjore, financiare) dhe stafi i njësisë për Implementimin e Projekteve të përfshirë në zbatimin dhe monitorimin e aspekteve teknike, ligjore dhe financiare të projekteve të investimeve kapitale në infrastrukturë.  Për më tepër, do të ftohen përfaqësues nga Ministria dhe Agjensia e linjës.

Registrimet për kurset e mësipërme janë tashmë të hapura! Ju mund të regjistroheni online përmes faqjes së internetit të SHUKALB http://shukalb.al/sq/regjistrohu/ ose duke kontaktuar në adresën e email-it training@shukalb.al.