Mundësi për Shoqëritë ujësjellës kanalizime për t’u bashkuar – SHUKALB merr Grant për të Mbështetur Shoqëritë UK në Shqipëri në Zhvillimin e Planeve të Sigurisë së Ujit dhe të Menaxhimit të Krizave në kontekstin e COVID-19

Në përputhje me përpjekjet e tij për të siguruar mbështetje për shoqëritë UK anëtare në përballjen me pandeminë COVID-19, SHUKALB ka marrë financim për një Grant Projekt të titulluar “ORF MMS – Sigurimi i Mbështetjes për Bashkitë dhe Shoqëritë UK Publike për Menaxhimin e Krizës Covid-19 në Shqipëri”. Granti është autorizuar nga Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ), dhe është e përfshirë administrativisht në Projektin GIZ “Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbimeve Komunale (ORF MMS)”. Projekti mbështetet dhe bashkëfinancohet gjithashtu nga  Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive të Furnizimit me Ujë të Basenit të Lumit të Danubit (IAWD).

Në zbatimin e këtij projekti, SHUKALB do të përdorë Programin ekzistues të Partneritetit të Danubit (D-Leap) Plani i Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimi i Krizave (WSP & CM), i cili është rregulluar për të përballuar ndikimin e pandemisë COVID19.

Planifikimi i Sigurisë së Ujit (WSP) u prezantua në 2005 nga OBSH. Është një sistem teknik i menaxhimit të risqeve i përshtatshëm posaçërisht për furnizuesit e ujit të pijshëm por është lehtësisht i zbatueshëm për çdo sistem në të cilin keni një rrjedhje materiale dhe rreziqe të pranishme. WSP është referuar shumë në Normën Evropiane EN 15975-21 dhe në Udhëzimin e ardhshëm Evropian të Ujit të Pijshëm.

Menaxhimi i Krizave (CM) është një metodologji e provuar e përgatitjes së organizatave për incidente të mëdha me efekte potencialisht negative në shkallë të gjerë për vetë organizatën dhe shoqërinë e gjerë. Në sektorin e ujit, kjo përcaktohet në Normën Evropiane EN-15975-12, bazuar në paraardhësin e tij 1 EN 15975-2 Siguria e Furnizimit me Ujë të Pijshëm – Udhëzime për Menaxhimin e Riskut dhe Krizave – Pjesa 2: Menaxhimi i Riskut 2 EN 15975- 1 Siguria e furnizimit me ujë të pijshëm – Udhëzime për menaxhimin e riskut dhe krizës – Pjesa 1: Menaxhimi i krizës Siguria e ujit dhe menaxhimi i krizës: Domosdoshmëria e vazhdimësisë së biznesit për menaxhimin e riskut nga katastrofa 2 Udhëzimi DVGW W 10023 dhe baza FwDV 1004. Ai përmirëson ndjeshëm qëndrueshmërinë ndaj ngarjeve të parashikueshme dhe të paparashikueshme duke i mundësuar një organizate të vlerësojë dhe veprojë shpejt në mënyrë koherente në një situatë që përndryshe ka shumë të ngjarë ta mbingarkojë atë në një periudhë të shkurtër kohe.

SHUKALB tashmë ka filluar zbatimin e Projektit, dhe në ditët në vijim do të organizojë Trajnimin e Trainerëve, për përgatitjen e ekspertëve vendas të cilët do të angazhohen më tej me zbatimin e Projektit. SHUKALB fton tani të gjitha shoqëritë UK në Shqipëri të interesuara të shprehin interesin e tyre dhe t’i bashkohen Projektit. Në këtë fazë, Projekti synon të ofrojë asistencë për jo më shumë se 10 shoqëri, prandaj nxitoni dhe dërgoni shprehjen tuaj të interesit në adresën