Progresi i Projektit Menaxhimi i Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë

SHUKALB po përfundon me sukses vitin e dytë të Projektit Menaxhimi i Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë, dhe nis vitin e tretë, me Fazën Platinumit, si niveli më i avancuar i programit.

Ndërsa u përballëm me një vit mjaft sfidues me pandeminë COVID-19, ne u detyruam të ndryshonim gjithashtu metodologjinë e punës dhe të gjenim mekanizmat e duhur për të vazhduar përpara dhe duke mos bërë kompromis në lidhje me produktivitetin dhe efikasitetin e projektit. Nga trajnimet ballë për ballë dhe aktivitetet e tjera të bazuara në mbledhje të grupeve, ne kaluam në aktivitete virtuale dhe online. Të dy palët, si grupi i ekspertëve të projektit nga SHUKALB, dhe stafi përgjegjës i projektit nga Shoqëritë UK, u adaptuan shpejt me këtë realitet të ri, dhe e menaxhuan të vazhdonin punën dhe progresonin me tej me projektin.

Gjatë vitit të dytë të projektit, ishin 19 Shoqëri UK pjesëmarrëse, nga ku 7 prej tyre në Fazën e Argjendtë, që punuan me regjistrimin e aseteve dhe menaxhimin e të dhënave në rrjet, dhe 12 Shoqëri UK në Fazën e Artë, që punuan në menaxhimin e mirëmbajtjes. Gjithsej, aktivitetet dhe asistenca teknike e dhënë u bazuan në 3 workshope, 2 trajnime teknike në grupe, 11 trajnime specifike me secilën Shoqëri UK dhe 23 vizita në terren. Një fokus kryesor iu dha këtyre vizitave në terren pranë zyrat të Shoqërive UK, e cila rezultoi të ishte një qasje shumë produktive. Gjatë vizitave në terren grupi i ekspertëve të projektit pranë SHUKALB ofroi trajnime teknike direkte për stafin e shoqërive, dhe së bashku me ta punuan intesivisht në verifikimi i të dhënave në terren dhe për aspekte të tjera praktike të programit.

Përsa i përket specifikisht progresit, Shoqëritë UK në Fazën e Artë si Gramsh, Berat-Kucovë, Cërrik, Shkodër dhe Himarë kanë përparuar dhe kanë një llogari në programin EDAMS MMS me të gjitha të dhënat teknike dhe financiare të disponueshme të regjistruara në system, duke kryer regjistrimin e ankesave dhe defekteve në rrjet, printojnë karta pune dhe regjistrojnë në vazhdimësi materialet dhe pajisjet që përdorin. Shoqëritë UK si Elbasan, Korçë, Peqin, Kavajë, Vlorë, Sarandë, Përmet, po punojnë për plotësimin e të dhënave për të filluar me procedurat e menaxhimit të mirëmbajtjes. Në lidhje me, Shoqëritë UK në Fazën e Argjendtë si Pogradec, Lushnje dhe Kamëz, ato tashmë kanë regjistruar të gjitha asetet e disponueshme dhe aktualisht po punojnë për verifikimin e të dhënave dhe popullimin me atribute në programin EDAMS. Gjithashtu, Shoqëritë UK Gjirokastër dhe Maliq tashmë kanë regjistruar në programin EDAMS rrjetin e furnizimit me ujë për zonën urbane dhe po punojnë për mbledhjen e të dhënave edhe për zonat rurale. Ndërsa Shoqëria UK Krujë dhe Kukës, po punojnë për dixhitalizimin e rrjetit, gjeoreferencimin në AutoCAD, si dhe me plotësimin me të dhëna në programin EDAMS për disa zona urbane.

Ndërsa ky vit i projektit mbyllet në fund të muajit Prill 2021, ne jemi gati të fillojmë një tjetër vit të suksesshëm, duke prezantuar gjithashtu, për herë të parë dhe fazën e tretë të projektit, Faza Platinum, për ato Shoqëri UK të cilat kanë avancuar dhe progresuar me dy fazat e para. Faza Platinum do të bazohet në module, të tilla si menaxhimi i të dhënave komerciale, menaxhimi i shpërndarjes / uji pa të ardhura, menaxhimi i cilësisë së ujit, planifikimi i rehabilitimit dhe planifikimi i infrastrukturës. Sa për Shoqëritë UK të cilat kanë arritur në fund të fazës së parë, Fazës së Argjendtë, ato do të jenë gati të përparojnë në Fazën e Artë.

Për më tepër, SHUKALB është i kënaqur që ka punuar për këtë projekt me profesionistë të rinj të talentuar dhe të dedikuar, të cilët janë caktuar përgjegjës për projektin pranë Shoqëritë UK përkatëse, dhe që kanë punuar me përgjegjëshmëri dhe përkushtimi për gjatë gjithë kohës. Disa prej tyre kanë ndarë me ne nga një dëshmi të përvojës së tyre me projektin, si nga këndvështrimi i tyre personal profesional, ashtu edhe nga perspektiva e përfitimeve që ofron për shoqërinë.

———————————–

“Vlerësojmë shumë trajnimet dhe bashkëpunimin për implementimin e një sistemi menaxhimi asetesh për shoqërinë UK Progradec . Llistimi, klasifikimi dhe regjistrimit i aseteve në një sistem të vetëm na e ka bërë më të thjeshtë dhe më të përshtatshme punën tonë të kontrollit të zonave ku ne kemi shtrirjen e rrjetit. E gjitha është një pasqyre e sistemeve tona të plota ku mund të evidentojmë lehtësisht asetet.” 

Znj. Valjona Saro, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Pogradec

 

———————————–

Zbatimi i Projekti Menaxhimi i Aseteve, ka ndikuar në zhvillimin tim profesional si një punonjes i ri në Shoqërinë UK Gramsh. Procesi i punës duke filluar nga mbledhja e të dhënave apo paraqitja sistematike në forme hartash dhe skicash, më kanë ndihmuar të njohë më mirë sistemet e ujësjellësave, shtrirjen e tyre, problematikat në terren si dhe cka është më e rëndësishme më ka lehtësuar punën e përditshme në Shoqëri. Gjithashtu, përdorimi i programit EDAMS, i cili funksionon me një logjike hidraulike, mundëson vënien në zbatim të njohurive tona dhe të lejon të shohësh gabimet që janë bërë. 

Shoqëria UK Gramsh ka si sfidë, hedhjen totale të të dhënave të sistemeve të ujësjellësave, në mënyrë që të punohet sa më mirë për fazën e Menaxhimit të Mirëmbajtjes.”

Z. Bledjan Koci, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Gramsh

———————————–

Programi i Menaxhimit të Aseteve bazuar në software-in EDAMS është një pasuri që i shtohet Shoqërisë tonë. Nëpërmjet këtij programi ne tashme e kemi të gjithë rrjetin të digjitalizuar dhe na jep mundesi ta mirëmbajmë dhe kontrollojmë në mënyrë periodike atë.”

Znj. Blerina Arrtunda, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Shkodër

———————————–

 

 

Shoqëria UK Maliq, prej 1 viti po punon intesivisht në regjistrimin e aseteve, dhe ka regjistruar tashmë disa zona të rrjeti të furnizimit me uje. Programi Menaxhimi i Aseteve bazuar ne softwarin EDAMS, është një mekanizëm shumë i mirë për regjistrimin, pasqyrimin dhe menaxhimin e aseteve të ujësjellësit”.

Fatjon Braimllari, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Maliq

———————————–

 

 

“Projekti Menaxhimi i Aseteve dhe përdorimi i programit EDAMS është avantazh i madh i punonjësve të shoqërisë sonë. Zbatimi i këtij programi ka lehtësuar punën me menaxhimin  e rrjetit, hedhjen e  informacionit teknikë dhe financiarë, si dhe regjistrimin e të gjithë aseteve të shoqëris në një program të vetëm kompjuterik. Shoqëria UK Krujë, përmes këtij programi mund të menaxhojë më mirë punën e saj, duke filluar nga riparimet, mirëmbajtja, planifikimet, projektimet dhe investime në të ardhmen.”

 Andi Kupa, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Krujë

———————————–

Projekti Menaxhimi i Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë ofrohet në kuadër të Programit “Shërbime Këshillimore për Menaxhimin e Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime në Evropën Juglindor”, nëpërmjet një partneriteti midis Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH – GIZ, Kompanisë Hydro-Comp në Qipro, dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Kompanive Ujësjellës Kanalizime në Zonën e Mbulimit të Lumit Danub (IAWD).  GIZ në Shqipëri nëpërmjet Projektit “Orientimi i Shërbimeve të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime drejt Performancës dhe Konsumatorit”, po mbështet financiarisht 15 Shoqëri UK që janë pjesë e projektit Menaxhimi i Aseteve.