Regjistrimet në programin e D-LeaP Efiçenca e Energjisë janë tashmë të hapura!

Në vijim të angazhimit të përbashkët në kuadër të Partneritetit të Danubit (D-LeaP), SHUKALB dhe SHUKOS kanë planifikuar të ofrojnë për herë të parë Programin e D-LeaP, Efiçenca e Energjisë duke nisur në fund të muajit Mars 2020.  Regjistrimet për në Program janë tashmë të hapura!

Kostot e larta të energjisë shpesh kontribuojnë në shpenzime operimi të paqëndrueshme që ndikojnë drejtpërdrejtë shëndetin financiar të shoqërive ujësjellës kanalizime dhe përballueshmërinë e shërbimeve të tyre. Ky Program mbështet shoqëritë pjesëmarrëse në grumbullimin, auditimin dhe analizimin e të dhënave në lidhje me përdorimin e energjisë dhe zhvillimin e programeve të investimit bazuar në ato të dhëna, për të mbështetur reduktimin e kostove të energjisë dhe rritjen e efiçencës së energjisë. Programi gjithashtu ndihmon në sigurimin e burimeve financiare për të plotësuar nevojat e investimeve për efiçencën e energjisë.

SHUKALB nëpërmjet një granti nga Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive Ujësjellës Kanalizime në Zonën e Mbulimit të Lumit Danub (IAWD), ka siguruar disa pajisje bazë të cilat do të përdoren gjatë zhvillimit të programit për të kryesr matje për tregues të caktuar, me qëllim hartimin e analizave konkrete.  Qëllimi i Programit është që duke angazhuar stafin e shoqërive UK, mbas matjeve dhe analizave kokrete të arrihet në konkluzione dhe propozime për hapat që duhet të merren nga shoqëritë e angazhuara me qëllim përmirësimin e efiçencës së energjisë, e cila sjell një përfitim direkt në uljen e kostove të operimit.

Për më shumë informacion mbi Programin Efiçenca eEnergjisë, ju lutemi lexoni Fletëpalosjen.

Ju mund të regjistroheni duke shkarkuar dhe plotësuar formularin e regjistrimit që gjendet këtu.

Për çdo pyetje ju lutem kontaktoni SHUKALB në adresën e emailit training@shukalb.al dhe/ose SHUKOS në shukos2001@gmail.com.