Regjistrimi për Konferencën dhe Ekspozitën e 6-të të Përbashkët Ballkanike është ende i hapur!

Header_1000x252px_ShqipEdhe një (1) muaj na ndajnë nga Konferenca dhe Ekspozita e 6-të e Përbashkët Ballkanike me temë “Uji dhe Natyra”, që do të mbahet në Tiranë, Shqipëri, në datat 7 – 9 Nëntor 2018, te Expocity Albania!

Regjistrimi për në Konferencë është ende i hapur dhe mund të bëhet përmes secilës prej dy mënyrave:

Në vazhdim, ju keni një mundësi për të vizituar Ekspozitën Teknike më të madhe në historinë e Konferencave tona Vjetore, ku aktualisht kemi 30 kompani të regjistruara të cilat vijnë nga nëntë (9) vende të ndryshme nga rajoni i Ballkanit dhe Evropa.  Ju mund të mësoni më shumë rreth kompanive ekspozuese, duke vizituar këtë link.

Për më tepër informacion ju mund të shkarkoni Prospektin e Konferencës dhe Ekspozitës duke klikuar këtë link.

Për regjistrimet në Konferencë dhe/ose Ekspozitë, ju lutem referojuni kontakteve më poshtë.

Ju mirëpresim në event!

 

Kontakte:

Konferenca dhe Ekspozita:                 info@BalkansJointConference.org
Alban Kushi (SHUKALB):                   Tel/faks: +355 42245101, Cel: +355 69 6012782
Bekim Juniku (SHUKOS):                   Tel: +381 38 526 873, Cel: +377 44 282 580
Website:                                               www.balkansjointconference.org