Regjistrimi për Konferencën dhe Ekspozitën e 7-të të Përbashkët Ballkanike është ende i hapur!

Edhe një (1) muaj na ndajnë nga Konferenca dhe Ekspozita e 7-të e Përbashkët Ballkanike me temë “Ujë për të Gjithë”, që do të mbahet në në Prishtinë, Kosovë, në datat 6-8 nëntor 2019, në Hotel Emerald.

Regjistrimi për në Konferencë është ende i hapur dhe mund të bëhet përmes secilës prej dy mënyrave:

Gjithashtu, ju do të keni mundësinë të vizitoni Ekspozitën Teknike ku aktualisht kemi 25 kompani private të regjistruara që vijnë nga dhjetë (10) vende të ndryshme nga rajoni i Ballkanit, Evropa dhe më gjerë.  Ju mund të mësoni më shumë rreth kompanive ekspozuese duke vizituar këtë link.

Për më tepër informacion ju mund të shkarkoni Prospektin e Konferencës dhe Ekspozitës duke klikuar këtë link.

Për regjistrimet në Konferencë dhe/ose Ekspozitë, ju lutem referojuni kontakteve më poshtë.

Ju mirëpresim në event!

 

Kontakte:

Fatbardha Muqiqi (SHUKOS):           Tel: +383 38 526 873, Cel: +383 44 926 646

Alban Kushi (SHUKALB):                   Tel: +355 42 245 101, Cel: +355 69 6012782

Email:                                                  info@balkansjointconference.org

Web:                                                    www.balkansjointconference.org