Regjistrimet për kurset e trajnimit që do të jepen në prill dhe maj 2019 janë tashmë të hapura!

SHUKALB ka planifikuar dhënien e dy kurseve të trajnimit gjatë muajve prill dhe maj 2019, “Menaxhimi” dhe “Siguria në Punë për Profesionistët e Ujit të Pijshëm dhe të Ndotur”.
Kursi i trajnimit “Menaxhimi” do të zhvillohet më 29-30 prill në Tiranë, Shqipëri dhe do të trajtojë çështjet që lidhen me përgjegjësitë e përditshme të menaxherëve si komunikimi, krijimi dhe menaxhimi i ekipeve, zgjidhja e problemeve dhe marrja e vendimeve. Kursi i trajnimit është veçanërisht i vlefshëm për drejtorët e përgjithshëm të shoqërive ujësjellës kanalizime, drejtorët teknik dhe menaxherët.

Kursi i trajnimit “Siguria në Punë për Profesionistët e Ujit të Pijshëm dhe të Ndotur” do të zhvillohet më 15-16 maj, në Tiranë. Ky kurs trajnimi do të identifikojë rreziqet e mundshme gjatë punës dhe masat parandaluese që duhet të ndërmerren me qëllim shmangien e aksidenteve, dhe gjithashtu, do të theksojë rëndësinë e krijimit të programeve të sigurisë.
Ky kurs trajnimi është veçanërisht i vlefshëm për punonjesit e departamentit teknik, duke përfshirë kryeinxhinierët, inxhinierët, teknikët dhe laborantët.
Registrimet për kurset e mësipërme janë tashmë të hapura! Ju mund të regjistroheni online përmes faqjes së internetit të SHUKALB http://shukalb.al/sq/regjistrohu/ ose duke kontaktuar në adresën e email-it training@shukalb.al dhe/ose SHUKOS në shukos2001@gmail.com shukos2001@gmail.com.