SHUKALB dhe SHUKOS shkëmbejnë eksperiencën në zhvillimin e kapaciteteve

Pjesëmarrësit duke diskutuar gjatë aktivitetit të Shkëmbimit të Eksperiencës. Nga e D në të M, Elisabeta Poçi, Zv. Drejtore Ekzekutive, SHUKALB, Erdonita Humolli, Asistente për Programet dhe Projektet, SHUKOS; Nadire Vitija – Menaxhere e Trajnimeve dhe Zhvillimit Profesional (person përgjegjës i RCDN), SHUKOS; Fatbardha M.Uka – Asistente Administrative, SHUKOS dhe Jonida Ahmeti, Menaxhere e Trajnimeve dhe Zhvillimit Profesional, SHUKALB
Foto nga SHUKALB

Më 11 dhe 12 Shtator, SHUKALB priti në Tiranë stafin e SHUKOS për një aktivitet dy-ditor të shkëmbimit të eksperiencës, në kuadër të Projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN), më specifikisht nën komponentin e tij të parë për “Zhvillimin e Shoqatave”.  Shkëmbimi i eksperiencës u organizua pasi SHUKOS njohu një nevojë për forcimin e njësisë së tij të trajnimit dhe zhvillimit profesional, me qëllim avancimin e ofertës së tyre për zhvillimin e kapaciteteve për të gjitha kompanitë rajonale të ujësjellësit dhe aktorët e tjerë në sektorin e ujit në Kosovë.

Objektivi i përgjithshëm i Shkëmbimit të Eksperiencës ishte të përmirësimi i funksioneve të trajnimit brenda SHUKOS, përmes ndarjes së praktikave më të mira dhe mësimeve nga SHUKALB.

Gjatë ditës së parë të aktivitetit, stafi bazë i SHUKALB prezantoi funksionin e trajnimit dhe zhvillimit të kapaciteteve, duke përfshirë procedurat dhe mjetet e përdorura për të menaxhuar programet e shumta të trajnimit dhe zhvillimit të kapaciteteve.

Përveç praktikave dhe mjeteve të menaxhimit të ndara me përfaqësuesit e SHUKOS, diskutimet lejuan që si shoqata pritëse shtu dhe ajo pjesëmarrëse të flisnin për sfidat e veçanta të hasura gjatë menaxhimit të shumë trajnimeve dhe programeve të zhvillimit të kapaciteteve siç janë, burimet njerëzore, trajnerët dhe burimet financiare.  Njëkohësisht, pjesëmarrësit gjeneruan ide në mbështetje të sfidave të identifikuara.

Pjesëmarrësit e Shkëmbimit të Eksperiencës
Foto nga SHUKALB

Gjatë ditës së dytë, bazuar në pikat kryesore të nënvizuara nga shkëmbimi i eksperiencës, të dy shoqatat punuan së bashku në hartimin e një Plani Veprimi, duke shënuar aktivitetet kryesore që do të ndërmerren nga SHUKOS, së bashku me një plan të detajuar të afateve, përgjegjësive dhe masave, për të kontribuar në përmirësimin e funksioneve të trajnimit të SHUKOS.  Të dy shoqatat janë të përkushtuara të punojnë së bashku dhe të kryejnë përgjegjësitë e ndërsjellta që rrjedhin nga Plani i Veprimit i përgatitur, dhe më tej për të forcuar aktivitetet e tyre të përbashkëta si pjesë e Programit të Përbashkët të Trajnimit dhe HUB-et e D-LeaP.