SHUKALB dhe SHUKOS organizojnë takimin me trajnerët e Programit të Përbashkët të Trajnimit

Znj. Elisabeta Poçi, Zv. Drejtore Ekzekutive, SHUKALB, duke prezantuar një pasqyrë të programit të trajnimit të vitit të kaluar Foto nga SHUKALB

Znj. Elisabeta Poçi, Zv. Drejtore Ekzekutive, SHUKALB, duke prezantuar një pasqyrë të programit të trajnimit të vitit të kaluar. Foto nga SHUKALB

Në përgatitje për të nisur Programin e Përbashkët të Trajnimit për vitin 2018, SHUKALB dhe SHUKOS organizuan më 23 shkurt një takim me trajnerët e angazhuar në zhvillimin dhe dhënien e kurseve të trajnimit.  Ky ishte takimi i parë i këtij lloji dhe trajnerët nga Shqipëria dhe Kosova u angazhuan në diskutime aktive duke ndarë përvojat dhe idetë e tyre për një program trajnimi të suksesshëm.

Trajnerët duke ndarë përvojën e tyre në dhënien e kurseve të trajnimit Foto nga SHUKALB

Trajnerët duke ndarë përvojën e tyre në dhënien e kurseve të trajnimit. Foto nga SHUKALB

Qëllimi i këtij takimi ishte reflektimi mbi përvojën e trajnerëve në dhënien e kurseve të trajnimit gjatë vitit 2017 dhe dhënia e rekomandimeve për zbatimin e suksesshëm të Programit të Përbashkët të Trajnimit për këtë vit.  Njohuritë dhe sugjerimet e tyre janë thelbësore për përmirësimin e vazhdueshëm të programit të trajnimit të SHUKALB.

Pjesëmarrësit në fund të takimit Foto nga SHUKALB

Pjesëmarrësit në fund të takimit
Foto nga SHUKALB

Përveç zhvillimit të materialeve të kursit të trajnimit, një nga objektivat e SHUKALB si pjesë e projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve të Sektorit të Ujit” ishte identifikimi dhe përgatitja e trajnerëve të cilët do të vazhdonin me dhënien e kurseve të trajnimit.  Sot SHUKALB numëron më shumë se 15 trajnerë, nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët janë duke u angazhuar në Programin e Përbashkët të Trajnimit.  Trajnerët janë akademikë, profesionistë të lartë të shoqërive ujësjellës kanalizime, si dhe konsulentë të pavarur.