SHUKALB dhe SHUKOS organizojnë Trajnimin e parë të Trajnerëve dhe Trajnimin e Përdoruesve në kuadër të projektit “Menaxhimi i Aseteve – Shërbime Këshillimore për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime”

Z. Petros Kolovopulos, Hydro-comp Enterprise (në këmbë), gjatë prezantimit të Trajnimit të Trajnerëve për stafin e SHUKALB dhe SHUKOS të angazhuar në Projekt. Foto nga SHUKALB

SHUKALB dhe SHUKOS zhvilluan Trajnimin e Parë të Trajnuesve për stafin e tyre dhe Trajnimin e parë të Përdoruesve për stafin e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime në kuadër të projektit ” Menaxhimi i Aseteve – Shërbime Këshillimore për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime”, të dyja të mbajtura më 26-29 Mars 2019, në Hotel Mondial, në Tiranë.

Trajnimet u dhanë nga kompania Hydro-comp Enterprise dhe u fokusuan në Sistemin e Menaxhimit të të Dhënave të Rrjetit Bazë, duke përdorur programin EDAMS.

Përveç përfaqësuesve nga shoqëritë ujësjellës kanalizime shqiptare dhe kosovare që marrin pjesë në Projekt, SHUKALB dhe SHUKOS, trajnimi i dytë u ndoq edhe nga përfaqësues nga Entet Rregullatore të Ujit nga Shqipëria dhe Kosova dhe GIZ ORF.

Pjesëmarrësit duke diskutuar gjatë një sesioni të Trajnimit të Përdoruesve. Foto nga SHUKALB

Të regjistruar në projekt janë shoqëritë ujësjellës kanalizime Sarandë, Shkodër, Cërrik, Kavajë, Durrës, Himarë, Vlorë, Peqin, Berat-Kuçovë, Përmet, Elbasan, Gramsh nga Shqipëria dhe tre Kompanive Ujësjellësi Rajonal të Prishtinës, Mitrovicës dhe Gjilanit nga Kosova.

Këto trajnime ishin hapi i parë në zbatimin e fazës së parë të projektit, i cili do të zgjasë për një periudhë prej 11 muajsh, deri në janar 2020. Faza e dytë dhe e tretë e projektit do të fokusohen më shumë në Menaxhimin e Mirëmbajtjes dhe tema të tjera të rëndësishme si Menaxhimi i të dhënave komerciale, Menaxhimi i Cilësisë së Ujit, Menaxhimi i shpërndarjes dhe ujit pa të ardhura, ose Planifikimi i Rehabilitimit / Mirëmbajtjes dhe Planifikimi i Infrastrukturës. Si pjesë e këtij projekti, shoqëritë UK pjesëmarrëse do të jenë në gjendje të përpilojnë inventarin e tyre të aseteve në mënyrë të standardizuar, duke përdorur programin EDAMS. Gjatë këtij procesi, ata do të marrin trajnim në klasë, si dhe mbështetje të vazhdueshme teknike nga qendra HUB (SHUKALB ose SHUKOS).

Pjesëmarrësit në fund të Trajnimit të parë të Përdoruesve. Foto nga SHUKALB