SHUKALB merr pjesë në eventin e Trajnimit të Trajnerëve të organizuar nga RCDN për dhënien e “Shkëmbimit të eksperiencave mes kolegëve për Projektet e Suksesshme të Infrastrukturës për Kanalizimet dhe Trajtimin e Ujit të Ndotur”

Trajnerët e SHUKALB Prof. Enkelejda Gjinali (e 2-ta nga e majta) dhe Enkeleda Basha (e 3-ta nga e majta) mes trainerëve të tjerë nga Kosova, duke punuar mbi konceptin e produktit të shkëmbimit të kolegëve
Foto nga Projekti RCDN

Më 11 Dhjetor 2019, Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve (RCDN) për Ujësjellës dhe Kanalizime në Evropën Jug-Lindore * organizoi në Shkup, Maqedonia Veriore, Trajnimin e Trainerëve (ToT) për dhënien e Produktit të Zhvillimit të Kapaciteteve ” Shkëmbimit të eksperiencave mes kolegëve për Projektet e Suksesshme të Infrastrukturës për Kanalizimet dhe Trajtimin e Ujit të Ndotur”.

Në trajnim morën pjesë personat përgjegjës nga Shoqatat Publike Ujësjelës Kanalizime të Shqipërisë (SHUKALB), Kosova (SHUKOS), Serbia (UTVSI), Maqedonia Veriore (ADKOM), Serbia Jugore (WASS), Mali i Zi (AWMN) që kanë në planet e tyre vjetore dhënien e këtij produkti të veçantë, si dhe nga trajnerë dhe moderatorë të mundshëm për t’u angazhuar. SHUKALB u përfaqësua në trajnim nga Jonida Ahmeti, Menaxhere e Trajnimeve dhe Zhvillimit Profesional së bashku me Prof. Enkelejda Gjinali, Lekore në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Tiranës dhe Enkeleda Basha, Menaxher në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Durrës, në cilësinë e trajnerëve të mundshëm.

Trajnimi i Trajnerëve u zhvillua nga përfaqësuesit e skuadrës Ekipit e RCDN për Implementimin e Projektit.  Qëllimi i trajnimit ishte të rifreskonte njohuritë e pjesëmarrësve për aspektet gjenerike dhe kërkesat për organizim të suksesshëm dhe realizim të shkëmbimit të eksperiencave mes kolegëve, në përputhje me kërkesat e Standardeve të Cilësisë së RCDN.  Trajnimi u fokusua në temat e kurrikulës dhe përmbajtjen e produktit, manualin për trajnerët e ardhshëm dhe prezantimin e projekteve ekzistuese të grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotur , impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura (ITUBN), dhe Praktika të mira / Raste Studimi të mundshme .

Trajnerët do të përgatisin dhe ofrojnë shkëmbimin e eksperiencave mes kolegëve në Shqipëri për vendimmarrësit bashkiakë, siç janë anëtarët e këshillit administrativ të shoqërive ujësjellës kanalizime, anëtarët e njësive të zbatimit të projektit dhe menaxhimin e shoqërive UK siç janë, menaxheri i përgjithshëm, menaxheri teknik, menaxheri financjar dhe menaxherët e ITUN.  Përvec kësaj, të ftuar për të marrë pjesë do të jenë gjithashtu përfaqësues nga Ministritë e linjës dhe Agjencitë Kombëtare.  SHUKALB planifikon të zhvillojë shkëmbimin e eksperiencave mes kolegëve në Shqipëri gjatë Qershorit 2020.

 

* RCDN është një projekt që po implementohet nga Fondi i Hapur Rajonal i GIZ (ORF), me financimin e Qeverive të Zvicrës dhe Gjermanisë dhe ka për qëllim krijimin e një Rrjeti për Zhvillimin e Kapaciteteve Rajonale të vetëqëndrueshme, me 16 shoqata të qeverisjes lokale dhe ujësjellës kanalizime në rajon.