SHUKALB zhvillon me sukses kursin e trajnimit “Pasqyrat financiare dhe roli i tyre në vendimarrje”

Trajnerja Mirela Miti dhe pjesëmarrësit gjatë zhvillimit të ditës së parë të kursit të trajnimit “Pasqyrat financiare dhe roli i tyre në vendimmarrje”
Foto nga SHUKALB

Gjatë muajit mars dhe maj 2020, SHUKALB zhvilloi kursin dy-ditor të trajnimit “Pasqyrat financiare dhe roli i tyre në vendimmarrje”.  Dita e parë e trajnimit u mbajt më 5 Mars, 2020 në Hotel Mondial, Tiranë, ndërsa dita e dytë u zhvillua online më 14 maj 2020 përmes platformës Zoom.

Në kursin e trajnimit morën pjesë drejtuesit e departamenteve të financës, tregtare, kontabilitetit dhe teknik nga shoqëritë UK Shkodër, Lezhë, Durrës, Krujë, Lushnje, Pogradec, Bilisht, Gjirokastër, Përmet dhe Sarandë.  Trajnimi u drejtua nga PhD. Mirela Miti, Pedagoge, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Pjesëmarrësit gjatë ditës së dytë të kursit të trajnimit i zhvilluar online përmes platformës Zoom
Foto nga SHUKALB

Në ditën e parë trajnerja trajtoi tema që lidhen me kuadrin e përgjithshëm të pasqyrave financiare përfshirë pozicionin financiar, pasqyrat e performancës, fluksin monetar, rregullat për zbatimin e politikave të kontabël, vlerësimeve kontabël, të korrigjimeve kontabël, të korrigjimit të gabimeve dhe paraqitjen e ngjarjeve ekonomike, pas datës së mbylljes së pasqyrave financiare, si dhe rolin e pasqyrave financiare në procesin e vendimmarrjes për nivelet e larta të menaxhimit.

Ditën e dytë trajnimi u mbajt online dhe trajnerja mbuloi tema në lidhje me provizionet, detyrimet dhe aktivet e kushtëzuara, tatimi i shtyrë, kostoja e kapitalit, elementët e pasqyrës së performancës, modeli i bazës së rregulluar të aseteve.

provizionet, detyrimet dhe aktivet e kushtëzuara, taksën e shtyrë, shumë kapitali, elementët e deklaratave të performancës dhe modelin e bazës së rregulluar të pasurisë.

Pjesëmarrësit adresuan pyetje praktike, veçanërisht të lidhura me përputhshmërinë me standardet kombëtare ose ndërkombëtare të raportimit financiar për shoqëritë UK dhe kuadrin ligjor për çështjet e raportimit. Reagimet e përgjithshme të marra nga pjesëmarrësit ishin mjaft pozitive duke theksuar rëndësinë e mësimit të vazhdueshëm në lidhje me menaxhimin financiar dhe shkëmbimin midis kolegëve.