SHUKALB zhvillon me sukses kursin e trajnimit “Menaxhimi” për menaxherët e lartë të Shoqërive Ujësjellës Kanalizime

Trajneri Arian Gjorga, Konsulent dhe Ekspert në Menaxhim dhe pjesëmarrësit gjatë kursit të trajnimit “Menaxhimi”
Foto nga SHUKALB

Më 19-20 Shtator 2019, në Tiranë, SHUKALB zhvilloi me sukses kursin e trajnimit “Menaxhimi”.  Në trajnim morën pjesë menaxherët e lartë të Shoqërive Ujësjellës Kanalizime Shkodër, Lezhë, Gramsh, Berat-Kuçovë, Gjirokastër dhe Poliçan dhe ajo u drejtua nga traineri Arian Gjorga, Konsulent dhe Ekspert në Menaxhim.  Nën drejtimin e trajnerit, pjesëmarrësit u njohën me tema si Procesi i Menaxhimit, Komunikimi, Planifikimi dhe Organizimi, Mënyrat e Menaxhimit, Marrëdhëniet Njerëzore, Kultura Organizative, Zgjidhja e Problemeve, Marrja e Vendimeve dhe Menaxhimi Financiar.

Përveç prezantimeve mbi parimet kryesore të menaxhimit, pjesëmarrësit u përfshinë në mënyrë aktive në diskutime dhe punë në grup, duke analizuar raste të ndryshme studimi dhe ushtrime interaktive mbi instrumentet të siguruara nga kursi i trajnimit.  Për më tepër, menaxherët ndanë përvojat e tyre më të mira dhe sfiduese, duke siguruar në këtë mënyrë shkëmbimin e eksperiencave midis kolegësh.

Reagimet dhe komentet e marra në fund të trajnimit ishin shumë pozitive.  Të gjithë menaxherët theksuan vlerën e këtij kursi trajnimi në lidhje me përgjegjësitë e tyre të përditshme si menaxherë në përmirësimin e performancës së shoqërive që ata menaxhojnë dhe ofrimin e shërbimeve me cilësi më të mirë për konsumatorët.

Në linqet e mëposhtme po ndajmë disa dëshmi trainimesh të mbledhura nga menaxherët që na njohin me përfitimet dhe mësimin e tyre nga kursi i trajnimit.

 

Zef Maçi, Drejtor i Përgjithshëm, Ujësjellës Kanalizime Lezhë

Pelivan Sinaj, Drejtor i Përgjithshëm, Ujësjellës Kanalizime Berat-Kuçovë

Gentian Llogo, Drejtor i Përgjithshëm, Ujësjellës Kanalizime Gjirokastër

Marsela Osmenllari, Drejtoreshë Tregtare, Ujësjellës Kanalizime Gjirokastër