SHUKALB zhvillon me sukses trajnimin e RCDN-së mbi ”Projektet e Investimeve Kapitale në Infrastrukturë në Sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve”

Anri Dajko, Ekspert Financiar, Valu Add Management Services, duke drejtuar një ushtrim praktik përmes platformës online ConceptBoard.
Foto nga SHUKALB

Në datat 30 Shtator, 1, 2,7,8,9 Tetor 2020, SHUKALB zhvilloi me sukses trajnimin e RCDN-së mbi ”Projektet e Investimeve Kapitale në Infrastrukturë në Sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve”. Trajnimi u organizua në Tiranë, në Grand Hotel dhe u transmetua online për pjesëmarrësit përmes platformës Zoom. Ky trajnim ishte inovativ pasi përdori teknologjinë më të përparuar të transmetimit të videos dhe audios, por edhe mjete të tjera online që lejonin më shumë ndërveprim nga ana e trajnerëve si dhe e pjesëmarrësve.

Trajnimi arriti të zhvilloje kapacitetet e pjesëmarrësve në kryerjen e projekteve komplekse te investimeve infrastrukturore. Në trajnim morën pjesë rreth 45 pjesëmarrës të angazhuar në zbatimin dhe monitorimin e aspekteve teknike, ligjore dhe financiare të projekteve të investimeve në infrastrukturën kapitale dhe të ngarkuar me zbatimin e projekteve nga Shoqëritë UK Shkodër, Lezhë, Kukës, Krujë, Kamëz, Durrës, Elbasan, Cërrik, Peqin, Korçë, Pogradec, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë dhe Agjensia e linjës, AKUM.

Evis Gjebrea, Nëndrejtoreshë e Përgjithshme, Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë gjatë prezantimit të saj në Trajnim.
Foto nga SHUKALB

Trajnimi u organizua në kuadër të projektit “Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve per Shërbimet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve (RCDN)”, sipas standarteve të cilësisë të hartuara nga RCDN.  Pjesëmarrja në këto trajnime për përfaqësuesit e Shoqërive UK dhe Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) u mbështet nga programi “Orientimi i Shërbimeve të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime drejt Performancës dhe Konsumatorit”, i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, zbatuar nga GIZ në Shqipëri.

Trajnimi u mbajt nga Evis Gjebrea, Nëndrejtoreshë e Përgjithshme, Ujësjellës Kanalizime Tiranë; Ekspert Financiar, Valu Add Management Services dhe me mbeshtetjen teknike te Jovan Gjika, Koordinator Projektesh, AKUM.

Pjesëmarrësit e Trajnimit mbi “Projektet e Investimeve Kapitale në Infrastrukturë në Sektorin UK”
Foto nga SHUKALB

Përvec ndjekjes së prezantimeve të trajnereve, për gjate 6 ditëve pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime interaktive, punë në grup, raste praktike studimore të cilat u punuan ne platformen online ConceptBoard, si dhe shkembimin e eksperiencave midis tyre. Në fund te trajnimit pjesëmarrësit e vlerësuan shumë pozitivisht trajnimin, si për temat e trajtuara ashtu dhe rastet e shumta ushtrimore të paraqitura nga trajnerët.