SHUKALB zhvillon me sukses dy kurse trajnimi gjatë muajit Qershor 2021

Prof. Dr. Tania Flloqi, Lektore pranë Universitetit Europian të Tiranës (në këmbë) dhe pjesëmarrësit gjatë kursit të trajnimit ” Cilësia e Ujit në Sistemin e Shpërndarjes”
Foto nga SHUKALB

Gjatë qershorit 2021, SHUKALB dha me sukses kurset e trajnimit “Cilësia e Ujit në Sistemin e Shpërndarjes” dhe “Menaxhimi Financiar për Menaxherët Jo- Financierë“.

Ing. Pirro Cenko, Konsulent i pavarur (në këmbë) dhe pjesëmarrësit gjatë kursit të trajnimit ” Cilësia e Ujit në Sistemin e Shpërndarjes”
Foto nga SHUKALB

Trajnimi ” Cilësia e Ujit në Sistemin e Shpërndarjes” u zhvillua në 16-17 qershor në Grand Hotel Tirana, me pjesëmarrjen e 16 kimistëve, biologëve, inxhinierëve teknik  dhe menaxherëve të departamentit tregtarë të shoqërive ujësjellës kanalizime të Tiranës, Shkodrës, Kamzës, Korçës dhe Sarandës.

Pjesëmarrësit përmirësuan aftësitë dhe njohuritë e tyre në temat kyçe si, aspekte të cilësisë së ujit në rrjet, degradimi i cilësisë së ujit në sistemin shpërndarës, tubacionet dhe depot e ujit, mbikqyrja e sistemit dhe monitorimi i cilësisë së ujit, kontrolli i lidhjeve të kryqëzuara dhe procesi i dezinfektimit.

Trajnimi u drejtua nga Ing. Pirro Cenko, Konsulent i pavarur ne fushën e furnizimit me ujë dhe kanalizime dhe Prof. Dr. Tania Flloqi, Lektore pranë Universitetit Europian të Tiranës. Trajnimi u vlerësua shumë i vlefshëm nga të gjithë pjesëmarrësit, duke theksuar rifreskimin e njohurive të tyre dhe për diskutimet dhe shkëmbimet e praktikave që u gjeneruan mes pjesëmarrësve dhe trajnerëve gjatë trajnimit.

Trajnerja Mirela Miti (në këmbë) dhe pjesëmarrësit gjatë kursit të trajnimit “Menaxhimi Financiar për Menaxherët Jo- Financierë”
Foto nga SHUKALB

Kursi i trajnimit ” Menaxhimi Financiar për Menaxherët Jo- Financierë” u zhvillua në 23-24 Qershor, në Grand Hotel Tirana, me pjesëmarrjen e kontabilistëve, supervizorëve, menaxherëve të drejtorive ekonomike, taksave dhe tregtare, si dhe administrator, të shoqërive ujësjellës kanalizime të Tiranës, Shkodrës, Lezhës dhe Gjirokastrës.

Pjesëmarrësit përmirësuan aftësitë dhe njohuritë e tyre në temat kyçe si, menazhimi financiar, bazat e kontabilitetit, kostoja e shërbimit dhe planifikimi i kapitalit.

Trajnimi u drejtuar nga Prof. Asoc. Dr. Mirela Miti, Lektore pranë Universitetit Ekonomik të Tiranës. Trajnimi u vlerësua shumë i vlefshëm nga të gjithë pjesëmarrësit, duke theksuar si njohurite e ndara ashtu dhe ndarjen e praktikave mes tyre.