SHUKALB zhvillon seminarin e parë mbi “Planin e Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimin e Krizave” në kuadër të projektit “Mbështetje për Bashkitë dhe Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime në Menaxhimin e Pandemisë Covid-19 në Shqipëri”

Elisabeta Poci, Zëvendës Drejtore Ekzekutive e SHUKALB ( e para lart), duke iu drejtuar pjesëmarrësve gjatë fillimit të seminarit.
Foto nga SHUKALB

Me datë 21 dhe 22 Janar 2021, SHUKALB organizoi seminarin e parë të programit Plani i Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimi i Krizave në kuadër të projektit “Mbështetje për Bashkitë dhe Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime në Menaxhimin e Pandemisë Covid-19 në Shqipëri”. Projekti është autorizuar nga Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ), dhe i përfshirë administrativisht në Projektin GIZ “Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbimeve Komunale (ORF MMS)”.  Projekti është duke u zhvilluar duke përdorur Programin ekzistues të Partneritetit të Mësimt të Danubit (D-LeaP) Plani i Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimi i Krizave (WSP & CM), i cili përshtatur për të përballuar ndikimin e pandemisë COVID19. Projekti mbështetet dhe bashkëfinancohet nga Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive të Furnizimit me Ujë në Basenin e Lumit Danub (IAWD).

Trajnerët Migena Kukli (në të djathtë) dhe Elton Hasanaj (në të majtë) duke i prezantuar pjesëmarrësve online mbi Sigurinë e Ujit dhe Menaxhimit të Riskut
Foto nga SHUKALB

Seminari u organizua si një event hibrid, në Hotel Mondial për trajnerët e SHUKALB, dhe online përmes platformës ZOOM për 9 (nëntë) pjesëmarrës nga shoqëritë ujësjellës kanalizime. Qëllimi i seminarit ishte rritja e ndërgjegjësimit midis përfaqësuesve të qeverisjes vendore dhe shoqërive ujësjellës kanalizime, për rëndësinë e të pasurit të procedurave standarde të operimit që adresojnë sigurinë e ujit dhe menaxhimin e krizave; dhe të ofronte një prezantim mbi Programin D-LeaP “Plani i Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimi i Krizave” për përfaqësuesit e qeverisjes vendore dhe shoqërive UK dhe stafit teknik të shoqërive UK në Shqipëri.

Seminari u mbajt nga trajnerët Migena Kukli dhe Elton Hasanaj. Pjesëmarrësit përfshinin stafin menaxherial dhe teknik të 9 shoqërive UK që janë regjistruar për të marrë pjesë (Berat-Kuçovë, Gjirokastër, Krujë, Gramsh, Lushnje, Fier, Durrës, Patos, Belsh). Për më tepër, seminari u përshëndet në hapje nga Philip Weller, nga Sekretariati Teknik i IAWD, si dhe u ndoq dhe u mbështet nga Partneri Teknik i Programit, Christian Phloberger.

Trajnerja Migena Kukli gjatë prezantimit në seminar.
Foto nga SHUKALB

Në fillim të seminarit, trajnerët prezantuan rezultatet e sondazhit të vlerësimit paraprak të kryer me shoqëritë UK për të vlerësuar situatën në lidhje me ekzistencën e planeve të menaxhimit të krizave dhe/ ose nevojën për zhvillimin e tyre. Rezultatet treguan si mungesë të planeve të tilla midis shoqërive UK, por edhe nevojë për t’i zhvilluar ato. Siç u nda gjithashtu nga trajnerët dhe pjesëmarrësit, nevoja e planeve të tilla është thelbësore për të garantuar qëndrueshmërinë e shërbimeve të furnizimit me ujë në të ardhmen, pasi Shqipëria ka pasur në një kohë shumë të shkurtër, një kombinim të krizave duke filluar me tërmetin në fund të vitit 2019, pandemia globale COVID-19, si dhe përmbytjet e mëdha në fillim të këtij viti.

Gjatë dy ditëve të seminarit, pjesëmarrësit u njohën me tema të tilla si mënyra e identifikimit të risqeve operacionale dhe mënyra e planifikimit, përgatitjes dhe përgjigjes ndaj këtyre incidenteve për rigjenerim të shpejtë në rast krize ose katastrofe, si dhe elementë të tjerë të një cikli të menaxhimit të krizave. Nën drejtimin e trajnerëve, pjesëmarrësit u angazhuan dhe në ushtrime praktike, duke përdorur dhomat virtuale në platformën zoom (breakout rooms), duke kryer skenarë të simuluar të një pandemie dhe përgjigjen e shoqërisë UK në një rast të tillë, duke marrë role të ndryshme siç përcaktohet në Manualin e Menaxhimit të Krizave.

As a next step, SHUKALB together with the trainers is conducting visits at each of the participating utilities, to gather the necessary data and information that will be used in developing a Standard Operating Procedure document on Water Safety Plan and Crisis Management, for each utility.

Si hap të rradhës, SHUKALB së bashku me trajnerët po kryejnë vizita në secilën prej shoqërive UK pjesëmarrëse, për të mbledhur të dhënat dhe informacionin e nevojshëm që do të përdoret në zhvillimin e një dokumenti të Procedurës Standarte të Operimit për Planin e Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimin e Krizave, për secilën shoqëri.