SHUKALB zhvillon kursin e trajnimit “Kampionimi dhe Procedurat Laboratorike për Ujin e Pijshëm dhe të Ndotur”

Trajnerja Adela Kulla dhe pjesëmarrësit gjatë kursit të trajnimit “Kampionimi dhe Procedurat Laboratorike për Ujin e Pijshëm dhe të Ndotur” Foto nga SHUKALB

Si pjesë e kalendarit vjetor të trajnimit 2019, SHUKALB zhvilloi kursin e trajnimit ” Kampionimi dhe Procedurat Laboratorike për Ujin e Pijshëm dhe të Ndotur” më 21 mars 2019, në Tiranë. Trajnimi u ndoq nga stafi përgjegjës për marrjen e mostrave dhe procedurat laboratorike të shoqërive ujësjellës kanalizime Durrës, Sarandë, Shkodër, Cërrik dhe Tepelenë.
Trajnimi u drejtua nga trajnerja Adela Kulla, Profesore në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Biologe në Impiantit e Bovillës për Trajtimin e Ujit të Pijshëm.
Disa nga objektivat e mësimit që u trajtuan gjatë trajnimit ishin:
• Rëndësia e përdorimit në mënyrë të duhur të pajisjeve laboratorike
• Identifikimi i rreziqeve të mundshme laboratorike
• Kuptimi i testeve të ndryshme laboratorike si alkaliniteti, klori i lirë, nevoja për klor, bakteret koliforme, fortësia, Jar test, pH, temperatura dhe turbiditeti.

Pas prezantimeve në klasë, pjesëmarrësit nën drejtimin e trajneres bënin një vizitë në Impiantin e Bovillës për trajtimin e ujit të pijshëm, ku u prezantuan me teknikat e kampionimit dhe procedurat laboratorike të kryera në impiant dhe ndoqën një demonstrim të drejtpërdrejtë të analizave laboratorike të ujit të pijshëm.