SHUKALB i bashkohet Projektit ERASMUS + “Mënyrat e të mësuarit të bazuar në punë në fushën e Menaxhimit të Ujit”

Elisabeta Poçi dhe Jonida Ahmeti nga SHUKALB te fotografuar mes pjesëmarrësve të tjerë të Projektit WATER në Takimin Fillestar
Foto nga Projekti Water Management (WATER)

SHUKALB kohët e fundit është bashkuar me Projektin Mënyrat e të mësuarit të bazuar në punë në fushën e Menaxhimit të Ujit (WATER), i cili është duke u financuar nga BE-ja, në kuadër të Programit ERASMUS +.  Projekti drejtohet dhe koordinohet nga Associazione FO.RI.S. – Formazione, Ricerca e Sviluppo, një institucion trajnimi i akredituar nga rajoni i Apulias dhe aktiv në kërkimin dhe zhvillimin e inovacionit në arsim dhe trajnim. Partnerët e tjerë të Projektit janë Universiteti Politeknik i Valencias, Spanjë; Institucioni Mbretëror për Përparimin e Mësimit Universiteti Mcgill, Kanada; Kolegji Universitar Cork – Universiteti Kombëtar i Irlandës, Cork, Irlandë; Acquedotto Pugliese Spa, Itali; Fondacioni Its Antonio Cuccovillo, Itali.

Qëllimi i projektit është të sjellë risi përmes shkëmbimit të praktikave të mira midis partnerëve, proceset e trajnimit në lidhje me profilet profesionale që merren me Menaxhimin e Integruar dhe të Qëndrueshëm të Ujit.  Në veçanti, Projekti WATER synon zhvillimin e mënyrave inovative të mësimit bazuar në punë, në fushën e menaxhimit të integruar dhe të qëndrueshëm të burimeve ujore, në mënyrë që të përditësohet me zhvillimet më të fundit dhe të sjellë risi në inventarin e kompetencave që lidhen me profilin e “Teknikut për administrimin e rrjeteve ujore dhe impianteve, për monitorimin dhe kontrollin e burimeve ujore dhe për ripërdorimin e ujërave të ndotura”.

Më 11-13 nëntor, partneri kryesor, FO.RI.S. organizoi takimin për fillimin e projektit së bashku me një trajnim një ditor në ambientet e Acquedotto Pugliese, në Bari, Itali.  SHUKALB u përfaqësua në takim nga Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive dhe Jonida Ahmeti, Menaxhere e Trajnimeve.  Përveç shkëmbimit të përvojave në klasë dhe praktikave më të mira midis partnerëve dhe temave të menaxhimit të projektit, axhenda përfshiu edhe vizitat në terren në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura të menaxhuara nga Acquedotto Pugliese si dhe një vizitë në qendrën e formimit profesional të Fondazione Its Antonio Cuccovillo.