SHUKALB nis programet e tij të edukimit dhe ndërgjegjësimit për ujin për vitin 2020

Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive e SHUKALB (në këmbë), gjatë prezantimit të saj në sesionin e trajnimit në kuadër të nisjes së programit “Sfida Botërore e Monitorimit të Ujit”
Foto nga SHUKALB

SHUKALB nisi zyrtarisht në Janar 2020 zbatimin e dy programeve të tij më interesante të edukimit dhe ndërgjegjësimit, “Sfida Botërore e Monitorimit të Ujit” dhe “Panairi Shkencor” për Shkollat e Mesme, të dyja të zbatuara në kuadër të marrëveshjes dhe me bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë të Shqipërisë.  Të dy programet janë duke u zbatuar me mbështetjen e programit “Orientimi i Shërbimeve të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime drejt Performancës dhe Konsumatorit”, i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH”.

Më 31 Janar 2020, në Tiranë, SHUKALB organizoi një sesion trajnimi me pjesëmarrjen e mësuesve të biologjisë dhe kimisë të shkollave 9-vjeçare që marrin pjesë në programin ” Sfida Botërore e Monitorimit të Ujit”.

Françeska Troka, Specialiste për Mjedisin, SHUKALB (në këmbë) duke prezantuar aktivitetet specifike të programit “Sfida Botërore e Monitorimit të Ujit” për mësuesit e biologjisë dhe kimisë
Foto nga SHUKALB

Ky program targeton nxënësit e klasave të 8-ta dhe përfshin 18 shkolla 9-vjeçare nga 6 qytetet bregdetare, Shkodër, Lezhë, Kavajë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë.  Qëllimi i programit është të nxisë edukimin e nxënësve dhe përfshirjen e tyre në mbrojtjen e burimeve ujore.

Në trajnim morën pjesë edhe përfaqësues nga GIZ dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë.  Qëllimi i trajnimit ishte t’i njihte mësuesit me programin dhe t’u shpjegonte atyre instruksionet e nevojshme që do t’ju duhen për zhvillimin e programit..

Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore e SHUKALB, mbajti një prezantim të përgjithshëm të Programit, objektivat dhe fazat e programit, ndjekur nga Françeska Troka, Junior Manager e Programit të SHUKALB, e cila i njohu pjesëmarrësit me aktivitetet specifike, përdorimin e Test-Kits-eve dhe si të ngarkojnë të dhënat e monitorimit në faqen e internetit të programit http://www.monitorwater.org/.  Alban Kushi, Menaxher i Shërbimeve ndaj Anëtarëve, SHUKALB, i njohu pjesëmarrësit mbi rëndësinë e vizibilitetit të Programit përmes mjeteve të komunikimit që përdor SHUKALB, si postimet në Facebook, LinkedIn, artikujt e Burimit etj, si dhe ndau disa shembuj konkrete publikimesh nga zbatimi i programit ndër vite.

Në fund mësuesit u pajisën me materialet e nevojshme për monitorimin e parametrave të ujit si pH, turbiditeti, temperatura dhe oksigjeni i tretur në ujë, të gjitha pjesë e Test-Kits-eve.

On 21 February 2020, in Tirana, SHUKALB organized the training session with the participation of the biology, chemistry and physics teachers of the high schools participating at the High school “Science Fair” Program.

Më 21 shkurt 2020, në Tiranë, SHUKALB organizoi sesionin e trajnimit me pjesëmarrjen e mësuesve të biologjisë, kimisë dhe fizikës të shkollave të mesme që marrin pjesë në Programin “Panairi Shkencor” për Shkollat e Mesme.

Alban Kushi, Menaxher i Shërbimeve ndaj Anëtarëve, duke i prezantuar pjesëmarrësit me mjetet e komunikimit për vizibilitetin e programit “Panairi Shkencor” për Shkollat e Mesme
Foto nga SHUKALB

Programi “Panairi Shkencor” për Shkollat e Mesme targeton nxënësit e klasave të 11-ta dhe përfshin 6 shkolla të mesme nga Shkodrai, Lezha, Kavaja, Durrësi, Vlora dhe Saranda.  Qëllimi i programit është të nxisë mendimin analitik dhe punët eksperimentale ndërmjet studentëve.  Ky program është një garë në të cilën nxënësit krijojnë dhe zhvillojnë kërkime përmes metodave shkencore.  Ato u mundësojnë nxënësve të investigojnë një temë shkencore duke kërkuar informacion ose duke biseduar me profesionistë dhe mësuesit e tyre.

Qëllimi i trajnimit isht t’i njihte mësuesit me objektivat dhe fazat e programit dhe të ndante me ta instruksionet e nevojshme që duhet të ndjekin për zbatimin e programit.

Në trajnim morën pjesë edhe përfaqësues nga GIZ dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë.

Programi përfshinte një prezantim të hollësishëm të mbajtur nga stafi i SHUKALB i angazhuar në program, si dhe një sesion diskutimi midis pjesëmarrësve në lidhje me temat e mundshme që do të zbatohen.

Në fund, mësuesit u pajisën me posterat e programit që do të vendosen në secilën shkollë pjesëmarrëse.