SHUKALB hap regjistrimet për Trajnimet dhe Programet e para të Zhvillimit të Kapaciteteve për vitin 2020!

Trajnerja Mirela Ujkani (në këmbë) dhe pjesëmarrësit gjatë kursit të trajnimit “Pasqyrat financiare dhe roli i tyre në vendimmarrje”.
Foto nga SHUKALB

SHUKALB do të fillojë Programin e saj të Trajnimit dhe Zhvillimit të Kapaciteteve për vitin 2020, me ofrimin e tre trajnimeve, gjatë muajit shkurt.  Kursi i parë i trajnimit i planifikuar është “Pasqyrat financiare dhe roli i tyre në vendimmarrje”, i cili adreson nevojat e financierëve dhe shefave të financës të shoqërive ujësjellës kanalizime dhe i mbështet Shoqëritë veçanërisht në këtë periudhë, ndërsa janë duke përgatitur bilancet e tyre fiskale për t’i dorëzuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve

Kursi i trajnimit do të trajtojë çështje në lidhje me setin e plotë të pasqyrave financiare dhe informacionin që mbart secila prej tyre, rregullat për zbatimin e politikave të kontabilitetit, llogaritë e arkëtueshme, borxhin e keq, tatimin e shtyrë, provizionet, aktivet e kushtëzuara dhe koston e kapitalit.

Kursi i dytë i trajnimit i planifikuar për t’u zhvilluar për herë të parë, është workshopi 1-ditor me temë “Hyrje në Menaxhimin e Integruar të Aseteve“.  Ky trajnim është një produkt për zhvillimin e kapaciteteve që ofrohet dhe jepet në kuadër të projektit “Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve për Furnizimin me Ujë dhe Kanalizimet (RCDN)”.  Qëllimi i përgjithshëm i trajnimit është që t’u mundësojë pjesëmarrësve të njohin nevojën dhe përfitimet e Menaxhimit te Integruar të Aseteve (MIA) efektiv të infrastrukturës së Ujësjellës Kanalizimeve dhe të identifikojnë mënyrën se si planifikohen dhe zbatohen aktivitetet kryesore të MIA-s në nivelin e Njësive të Qeverisjes Vendore (NJQV).

Trajnimi do të trajtojë Aspektet e Përgjithshme, Aspektet Ligjore dhe Aspektet Institucionale të Menaxhimit të Integruar të Aseteve dhe do të targeton veçanërisht vendimmarrësit e NJQV-ve (kryetarët e bashkive, folësit dhe këshilltarët), stafin e departamenteve të NJQV-ve përgjegjës për çështjet komunale (shërbimet e ujit), menaxherët e lartë dhe të mesëm të Shoqërive UK, agjensitë e linjës dhe rregullatorët nga Shqipëria.

Trajneri Edmond Lekaj duke prezantuar programin GIS gjatë kursit të trajnimit “Menaxhimi i Aseteve”
Foto nga SHUKALB

Të nesërmen SHUKALB do të organizojë një kurs trajnimi 1-ditor konsegutiv mbi “Menaxhimin e Aseteve” që do të trajtojë të gjithë elementët bazë për menaxhimin e aseteve me qëllim kryesor rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e menaxhimit të aseteve.

Mënyra së si një shoqëri ujësjellës kanalizime menaxhon asetet përcakton suksesin në adresimin e këtyre sfidave.  Një shoqëri mund të përmirësojë nivelin e shërbimit, të zvogëlojë humbjet e ujit, të reduktojë kostot si dhe të justifikojë tarifat nëse e di se çfarë asetesh zotëron dhe çfarë asetesh i nevojiten, kur dhe si t’i mirëmbajë ose zëvendësojë ato, dhe si mund t’i operojë ato.

Ky kurs trajnimi i adresohet drejtorëve të shoqërive ujësjellës kanalizime, inxhinierëve, financierëve dhe menaxherëve, dhe specialistëve të agjencisë së linjës.

Registrimet për kurset e mësipërme janë tashmë të hapura! Ju mund të regjistroheni online përmes faqjes së internetit të SHUKALB http://shukalb.al/sq/regjistrohu/ ose duke kontaktuar në adresën e email-it training@shukalb.al dhe/ose SHUKOS në shukos2001@gmail.com shukos2001@gmail.com.

Data për zhvillimin e kurseve të mësipërme të trajnimeve do të shpallen së shpejti, dhe do të publikohen në faqen e internetit të SHUKALB, së bashku me Kalendarin e plotë të Trajnimeve dhe Produkteve për Zhvillimin e Kapaciteteve për vitin 2020.