SHUKALB organizon takime me anëtarët e saj të Shoqërive ujësjellës kanalizime

Takimi i organizuar në ambientet e UK Shkodër. Nga e M në të D, UK Shkodër: Klodiana Gajtani, , Përgjegjëse e Zyrës Juridike; Mark Molla, Drejtor; Valbona Paja, Përgjegjëse për Planifikim dhe Raportim; SHUKALB: Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive, Olta Ceca, Menaxhere e Programeve, Arbana Kola, Menaxhere e Trajnimve dhe Zhvillimit Profesional
Foto nga SHUKALB

Gjatë muajit janar, SHUKALB zhvilloi takime me disa nga anëtarët e saj të shoqërive ujësjellës kanalizime në Shqipëri. Qëllimi i këtyre takimeve ishte prezantimi i aktiviteteve të SHUKALB të planifikuara për vitin 2019, me fokus në kurset e trajnimit dhe programet e zhvillimit të kapaciteteve, si dhe për të marrë një “feedback” të drejtpërdrejtë nga shoqëritë UK për nevojave të tyre specifike në lidhje me zhvillimin e kapaciteteve. SHUKALB u përfaqësua në këto takime nga znj. Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive, znj. Olta Ceca, Menaxhere e Programeve, znj. Arbana Kola, Menaxhere e Trajnimeve dhe Zhvillimit Profesional, dhe Z. Alban Kushi, Menaxher i Shërbimeve me Anëtarët.

Takimi i parë u mbajt më 30 janar 2019, në Shkodër, me Drejtorin e Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Shkodër (UK Shkodër), z. Mark Molla, i asistuar nga znj. Valbona Paja, Përgjegjëse për Planifikim dhe Raportim; znj. Mbaresa Ferracaku, Përgjegjëse e Departamentit Teknik dhe znj. Klodiana Gajtani, Përgjegjëse e Zyrës Juridike. Takimi i dytë u mbajt

Takimi i organizuar në ambientet e UK Lezhës, me drejtorin Zef Maçi (i treti nga e majta).
Foto nga SHUKALB

njëjtën ditë në Lezhë, ku stafi i SHUKALB u mirëprit nga Ing. Zef Maçi, Drejtor i Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Lezhë (UK Lezhë) dhe znj. Bora Kolbucaj, Kryetare e Degës së Financës.

Si Drejtori Molla, ashtu dhe Drejtori Maçi, të cilët janë gjithashtu anëtarë të Bordit të SHUKALB, treguan vlerësimin e tyre për aktivitetet dhe arritjet e SHUKALB dhe theksuan gatishmërinë e tyre për t’u përfshirë më tej në programet e planifikuara të ngritjes së kapaciteteve.

Takimi i tretë u mbajt më 31 janar, në Berat, me Drejtorin e sapo emëruar të Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Berat-Kuçovë (UK Berat-Kuçovë), z. Pelivan Sinaj dhe znj. Eni Muho,

Stafi i SHUKALB pas takimit në Berat me drejtorin Pelivan Sinaj (i pari djathtas) dhe Eni Muho, Drejtoreshë Tregtare< Uk Berat-Kuçovë (e 4 nga e djathta).
Foto nga SHUKALB

Drejtoreshë Tregtare. Edhe pse i ri në pozicionin e tij, Drejtori Sinaj, kishte një përvojë të gjerë pune në sektorin publik dhe ishte i mirë informuar rreth çështjeve të sektorit të ujit në Shqipëri dhe në veçanti të rajoneve të Beratit dhe Kuçovës. Ai tregoi angazhimin dhe vullnetin e tij drejt bashkëpunimit të ardhshëm me SHUKALB.

Takimi i katërt u zhvillua më 1 shkurt, në ambientet e Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Elbasan (UK Elbasan), ku stafi i SHUKALB u prit nga Drejtori i sapo emëruar, z. Luan Dervishi dhe Zëvendës Drejtori, z. Armando Cakaj . Si Drejtori Dervishi, ashtu dhe z. Cakaj, ishin shumë të vetëdijshëm për çështjet e sektorit të ujit dhe vlerësuan shumë përpjekjet e SHUKALB për ngritjen e kapaciteteve në sektor.

Takimi i organizuar në Elbasan me Luan Dervishi, Drejtorin e UK Elbasan (i treti nga e majta) dhe Armando Cakaj, Zëvendës Drejtor (i pari nga e majta).
Foto nga SHUKALB

Të gjitha këto takime rezultuan shumë të frytshme, pasi ndihmuan SHUKALB të informohet më mirë në lidhje me nevojat e Shoqërive UK mbi zhvillimin e kapaciteteve. Nga ana tjetër, shoqëritë morën informacion të drejtpërdrejtë mbi aktivitetet e SHUKALB dhe mundësitë për angazhimin e tyre në këto aktivitete. SHUKALB dëshiron të falenderojë secilën prej shoqërive ujësjelles kanalizime të vizituara për pritjen e tyre të ngrohtë dhe angazhimin e tyre për bashkëpunim. SHUKALB do të vazhdojë të organizojë takime të tjera në vend, në mënyrë që të jetë më afër secilës prej shoqërive UK anëtare, për të kuptuar më mirë nevojat dhe shqetësimet e tyre.