SHUKALB organizon trajnimin online mbi Sistemin Bazë të Menaxhimit të Mirëmbatjes në kuadër të projektit ” Menaxhimi i Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizme të Shqipërisë”

Në datat 15 – 16 Tetor 2020, SHUKALB organizoi një trajnim online për shoqëritë ujësjellës kanalizime që ndjekin fazën e dytë të projektit “Menaxhimi i Aseteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë”. Qëllimi i trajnimit ishte njohja e stafit të shoqërive UK mbi metodologjinë e Sistemit Bazë të Menaxhimit të Mirëmbajtjes.

Trajnimi u ndoq nga përfaqësues nga 12 shoqëri UK në Shqipëri, Enti Rregullator i Ujit (ERRU), GIZ – Fondi i Hapur Rajonal, Kompania Hydro-Comp nga Qipro dhe Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë (SHUKALB).

Trajnimi u mbajt nga Znj. Maria Christodoulou nga Kompania Hydro-Comp Enterprise, përmes Platformës Microsoft Teams.

Gjatë dy ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit ishin në gjendje të praktikonin dhe të punonin me Programin EDAMS dhe të njiheshin me sistemin e menaxhimit të mirëmbajtjes dhe aktivitetet e tij operacionale. Gjithashtu, pjesë e axhendës së trajnimit ishte regjistrimi i një problemi qe ndodh, lëshimi, krijimi dhe plotësimi një urdhri pune si dhe regjistrimi i një ankese klienti.

Pyetje dhe diskutime u adresuan gjatë trajnimit, dhe pjesëmarrësit kishin mundësinë të ndanin eksperincat e tyre. Në fund, u prezantua një përmbledhje e shkurtër e aktiviteteve që do të mbahen në vazhdim në kuadër të programit.