SHUKALB organizon tre ditë të trajnimit të RCDN-së mbi “Projektet e Investimeve Kapitale në Infrastrukturë në Sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve” për stafin e Menaxhimit të Mesëm në Bashki dhe ShaUK dhe të Njësisë së Zbatimit të Projekteve

Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtore Ekzekutive e SHUKALB, duke ju drejtuar pjesëmarrësve në fillimin e Trajnimit mbi “Projektet e Investimeve Kapitale në Infrastrukturë në Sektorin UK”. Në të majtë të saj, Jovan Gjika, Koordinator Projektesh, AKUM; Anri Dajko, Ekspert Financiar, Valu Add Management Services dhe Evis Gjebrea, Nëndrejtoreshë e Përgjithshme, Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë
Foto nga SHUKALB

Gjatë datave 30 shtator, 1, 2 tetor 2020, SHUKALB zhvilloi tre ditët e para të trajnimit mbi ” Projektet e Investimeve Kapitale në Infrastrukturë në Sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve”. Dhënia e këtij trajnimi u organizua në Tiranë, në Grand Hotel dhe u transmetua online për pjesëmarrësit përmes platformës Zoom. Trajnimi ka për qëllim t’i aftësojë pjesëmarrësit të kryejnë projekte komplekse investimesh në infrastrukturë.

Pjesëmarrësit e Trajnimit mbi “Projektet e Investimeve Kapitale në Infrastrukturë në Sektorin UK”
Foto nga SHUKALB

Në trajnim morën pjesë rreth 45 pjesëmarrës të angazhuar në zbatimin dhe monitorimin e aspekteve teknike, ligjore dhe financiare të projekteve të investimeve në infrastrukturën kapitale dhe të ngarkuar me zbatimin e projekteve nga Shoqëritë UK Shkodër, Lezhë, Kukës, Krujë, Kamëz, Durrës, Elbasan, Cërrik, Peqin, Korçë, Pogradec, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë dhe Agjensia e linjës, AKUM.

Ky trajnim është organizuar në kuadër të projektit “Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve per Shërbimet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve (RCDN)”, sipas standarteve të cilësisë të hartuara nga RCDN.  Pjesëmarrja në këto trajnime për përfaqësuesit e Shoqërive UK dhe Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) u mbështet nga programi “Orientimi i Shërbimeve të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime drejt Performancës dhe Konsumatorit”, i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, zbatuar nga GIZ në Shqipëri.

Evis Gjebrea, Nëndrejtoreshë e Përgjithshme, Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë gjatë prezantimit të saj në trajnim.
Foto nga SHUKALB

Trajnimi u mbajt nga Evis Gjebrea, Nëndrejtoreshë e Përgjithshme, Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë; Ekspert Financiar, Valu Add Management Services dhe Jovan Gjika, Koordinator Projektesh, AKUM.

Ky trajnim do të vazhdojë të zhvillohet për tre ditë të tjera më 7, 8, 9 Tetor 2020.