SHUKALB organizon workshopin “Zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta të advokimit për furnizimin me ujë dhe kanalizimet në Shqipëri” së bashku me Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë dhe Shoqatën për Autonominë Vendore

Pjesëmarrësit gjatë workshopit “Zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta të advokimit për furnizimin me ujë dhe kanalizimet në Shqipëri” të organizuar nga SHUKALB, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë (SHBSH) dhe Shoqata për Autonominë Vendore (SHAV)
Foto nga SHUKALB

Më 26 qershor 2020, SHUKALB në bashkëpunim me Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë (SHBSH)dhe Shoqatën për Autonominë Vendore (SHAV) organizuan një workshop me temë “Zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta të advokimit për furnizimin me ujë dhe kanalizimet në Shqipëri”. Workshopi u organizua në kuadër të projektit ” Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve për Furnizimin me Ujë dhe Kanalizimet (RCDN*)”.

Në workshop morën pjesë përfaqësues nga shoqëritë UK, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), GIZ Albania, kompani konsulente, ORF MMS-GIZ Maqedonia Veriore, dhe RCDN, si dhe u moderua nga Jasmina Trajkovski dhe Mirjana Apostolova, Trajkovski & Partners (T&P) Consulting – Shkup.

Objektivi i përgjithshëm i workshopit ishte te krijonte një qasje të përbashkët midis të tre shoqatave për aktivitetet e advokimit për furnizimin me ujë dhe kanalizimet në Shqipëri.  Objektivat specifike te workshopit ishin:

  • Sqarimi i rezultatit të pritshëm për temat me interes të përbashkët
  • Identifikimi i palëve kryesore të interesit
  • Identifikimi i argumenteve kryesore për pozicionin
  • Përcaktimi i metodës / qasjes për secilën nga temat

Gjatë workshopit, pjesëmarrësit diskutuan mbi sfidat, rezultatet e pritshme, palët kryesore të interesit dhe argumentet mbi temat e mëposhtme që janë përzgjedhur bashkërisht nga të tre Shoqatat:

  • Menaxhimi i aseteve – Planet e biznesit dhe modelet financiare bazohen në regjistra realistë dhe të përditësuar të aseteve dhe në praktikat e duhura O&M të biznesit, duke përfshirë edhe rivlerësimin e aseteve.
  • Përfshirja aktive e NjQV-ve dhe shoqërive UK në procesin e vendim-marrjes për zbatimin e rajonalizimit të shoqërive UK në Shqipëri.
  • Përshtatja e Marrëveshjeve të Performancës dhe vlerave të treguesve kyç të performancës, përmes një qasje pjesëmarrëse.

Pas këtij workshopi dhe reagimet e mbledhura nga pjesëmarrësit, Shoqatat do të vazhdojnë të identifikojnë dhe zhvillojnë aktivitete të ardhshme të advokimit në lidhje me temat e përbashkëta.

 

* RCDN është një projekt që po implementohet nga Fondi i Hapur Rajonal i GIZ (ORF), me financimin e Qeverive të Zvicrës dhe Gjermanisë dhe ka për qëllim krijimin e një Rrjeti për Zhvillimin e Kapaciteteve Rajonale të vetëqëndrueshme, me 16 shoqata të qeverisjes lokale dhe ujësjellës kanalizime në rajon.