SHUKALB merr pjesë në “Trajnimin Specifik të Trajnerëve – Zhvillimi i Kompetencave të Integruara të Menaxhimit të Aseteve” të RCDN-së

Pjesëmarrësit gjatë “Trajnimit Specifik të Trajnerëve – Zhvillimi i Kompetencave të Integruara të Menaxhimit të Aseteve” të RCDN-së
Foto nga Projekti RCDN

Projekti Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve (RCDN) organizoi në 10-12 Shtator 2019, në Bihać, Bosnje dhe Hercegovinë, Trajnimin specifik të Trajnerëve (ToT) mbi “Prezantimin e Zhvillimit të Kompetencës së Menaxhimit të Aseteve”.  Moduli i ToT-së u zhvillua nga Aquasan Network dhe u dha nga ekspertë të Una Consulting, Bihać, Bosnje dhe Hercegovinë.

RCDN është një projekt që po implementohet nga Fondi i Hapur Rajonal i GIZ (ORF), me financimin e Qeverive të Zvicrës dhe Gjermanisë dhe ka për qëllim krijimin e një Rrjeti për Zhvillimin e Kapaciteteve Rajonale të vetëqëndrueshme, me 16 shoqata të qeverisjes lokale dhe ujësjellës kanalizime në rajon.

Trajnimi kishte për qëllim forcimin e aftësive të trajnerëve nga shoqatat partnere për të përgatitur dhe ofruar trajnime mbi “Prezantimin e Menaxhimit të Integruar të Aseteve” në përputhje me kërkesat e Standardeve të Cilësisë së RCDN-së.

Trajnimi u ndoq nga njëzet pjesëmarrës nga Shoqatat partnere të Ujësjellës Kanalizimeve të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.  SHUKALB u përfaqësua në trajnimin nga ekipi i saj i Projektit ” Menaxhimi i Aseteve në Shoqeritë Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë”, ku përfshiheshin Fran Marku, Inxhinier Terreni; Besjon Ndreu, Inxhinier i Sistemit EDAMS dhe Belina Belortaja, Konsulente e Analizës së të Dhënave në GIS.

Trajnimi tre ditor mbuloi aspektet kryesore të menaxhimit të integruar të aseteve në shoqëritë ujësjellës kanalizime duke përfshirë aspektet ligjore, institucionale, teknike dhe financiare.  Si rezultat i trajnimit, pjesëmarrësit do të përgatisin dhe ofrojnë trajnime për menaxhimin e aseteve për përfaqësuesit e bashkive dhe stafit të shoqërive ujësjellës kanalizme në vendin e tyre.

Pjesëmarrësit e “Trajnimit Specifik të Trainerëve – Zhvillimi i Kompetencave të Integruara të Menaxhimit të Aseteve” të RCDN-së
Foto nga Projekti RCDN