SHUKALB merr pjesë në webinar-ët e organizuar nga Projekti ” Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve për Furnizimin me Ujë dhe Kanalizimet (RCDN)” mbi “Menaxhimin e Ciklit të Projektit (MCP)”

Pjesëmarrësit në webinarët e RCDN-së mbi “Menaxhimin e Ciklit të Projektit (MCP)”
Foto nga RCDN

Në datat 28 maj, 11 dhe 25 qershor 2020, Projekti ” Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve për Furnizimin me Ujë dhe Kanalizimet (RCDN)”, organizoi tre webinarë me temë “Menaxhimi i Ciklit të Projektit (MCP)” me fokus mbi Monitorimin dhe Vlerësimin.

Në këto webinarë morën pjesë personat përgjegjës për RCDN pranë shoqatave të qeverisjes vendore dhe shoqërive ujësjellës kanalizime. SHUKALB u përfaqësua nga Jonida Ahmeti personi përgjegjës për RCDN.

Objektivi i webinarëve ishte të ndihmonte organizatat partnere të mësonin procesin e MCP-së dhe të përmirësonin aftësitë e raportimit në kuadër të zbatimit të projektit RCDN. Webinarët kombinuan shembuj teorikë, si dhe praktikë dhe detyra shtëpie për shkëmbim të mëtejshëm midis pjesëmarrësve dhe sqarime të treguesve RCDN dhe matricës M&E.