SHUKALB merr pjesë në dy webinarë mbi “Menaxhimin e Ciklit të Projektit (MCP)” në kuadër të projektit “Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve për Furnizimin me Ujë dhe Kanalizimet (RCDN)”

Pjesëmarrësit gjatë webinarit të parë të MCP-së të RCDN – Thirrje për propozime, më 25 janar 2021
Foto nga SHUKALB

Gjatë janarit 2021, stafi i SHUKALB morri pjesë në dy trajnime virtuale si pjesë e një serie prej katër webinarësh që synojnë të ndihmojnë Shoqatat e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime në Menaxhimin e Ciklit të Projektit. Seria e webinarëve organizohen në kuadër të Projektit ” Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve për Furnizimin me Ujë dhe Kanalizimet (RCDN)”.

Webinaret, “Thirrje për propozime” dhe “Skica e Projektit”, u organizuan përkatësisht më 25 dhe 28 Janar 2021, ku morën pjesë stafi i SHUKALB dhe SHUKOS (Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës). Webinaret u mbajtën nga Aladin Ormanovic, Ekspert i Jashtëm, GIZ ORF MMS.

Webinarët u dhanë pjesëmarrësve mundësinë për të mësuar bazat e Thirrjes për propozime dhe për të kuptuar dhe familjarizuar me modelet e propozimit të projekteve të BE-së. Pjesëmarrësit gjithashtu shkëmbyen përvojën e tyre në lidhje me angazhimin e tyre në projekte të ngjashme.