SHUKALB zhvillon me sukses kursin e trajnimit “Plani i biznesit për përmirësimin e performancës”

Traineri Fiordi Bisha duke prezantuar gjatë seancës së parë të kursit të trajnimit “Plani i biznesit për përmirësimin e performancës “ Foto nga SHUKALB

Trajneri Fiordi Bisha duke prezantuar gjatë seancës së parë të kursit të trajnimit “Plani i biznesit për përmirësimin e performancës “
Foto nga SHUKALB

Gjatë muajit tetor 2018, në Tiranë, SHUKALB zhvilloi me sukses një prej kurseve kryesore të tij të trajnimit, “Planifikimi i Biznesit për Përmirësimin e Performancës”.  Ky kurs trajnimi filloi më 5 tetor 2018 dhe u zhvillua në 4 (katër) seanca të ndara një-ditore

Kursi i trajnimit u ndoq nga Menaxherët e Financës, Menaxherët Operacionalë dhe Menaxherët e Shërbimit ndaj Klientit të shoqërive ujësjellës kanalizime Berat-Kuçovë dhe Pogradec.

Seanca e parë, më 5 tetor, u dha nga trajnerët Fjordi Bisha dhe Daniela Gega, Konsulentë të Valu Add Management Services.  Gjatë kësaj seance u prezantua rëndësia e planifikimit të biznesit për shoqëritë UK me qëllim planifikimin e operacioneve teknike dhe përcaktimin e nevojave operacionale për financim, si dhe përcaktimi dhe planifikimi i investimeve kapitale, në mënyrë të qëndrueshme dhe të përballueshme.  Ushtrimet dhe diskutimet ishin pjesë e trajnimit.

Trajnerja Daniela Gega duke i udhëzuar pjesëmarrësit të zhvillojnë Modelin e Planit të Biznesit në Excel. Foto nga SHUKALB

Trajnerja Daniela Gega duke i udhëzuar pjesëmarrësit të zhvillojnë Modelin e Planit të Biznesit në Excel.
Foto nga SHUKALB

Seanca e dytë u mbajt më 12 tetor, nga Anri Dajko dhe Daniela Gega, trajnerë të Valu Add Management Services.  Gjatë kësaj seance, pjesëmarrësit nën udhëzimin e drejtpërdrejtë nga trajnerët vazhduan me zhvillimin e modelit të Planit të Biznesit në Excel dhe u angazhuan veçanërisht në zhvillimin e pjesëve specifike të Planit të Biznesit për të përfshirë Analizën e Kërkesës së Ujit – Plani i Veprimit për Humbjen e Ujit dhe Përmirësimin e Performancës .

Më 19 tetor u mbajt seanca e tretë e kursit të trajnimit nga trajnerët Anri Dajko dhe Daniela Gega, Valu Add Management Services.  Gjatë këtij sesioni, zhvillimi i Planit të Biznesit ishte veçanërisht i angazhuar në zhvillimin e ushtrimeve specifike si “Analiza e strukturës aktuale organizative dhe niveleve të personelit” dhe “Parashikimi i kostos operacionale dhe të mirëmbajtjes” dhe “Analiza dhe parashikimi i buxhetit”.

Seanca e katërt dhe e fundit e kursit të trajnimit u mbajt më 24 tetor nga trajnerët Anri Dajko dhe Daniela Gega, Valu Add Management Services.  Kjo seancë trajtoi tema të tilla si: Parashikimi i nevojave për të ardhura, struktura e tarifave dhe strategjia e çmimeve, procesi i përmirësimit të Planit të Biznesit dhe sfidat kryesore të cilat hasen gjatë zhvillimit të saj.  Përveç pjesës teorike dhe ushtrimeve në klasë, pjesëmarrësit përgatitën draft modelin e tyre të Planit të Biznesit 5-vjeçar në Excel për shoqërinë e tyre.

Elisabeta Poçi, ZV. Drejtoreshë Ekzekutive, SHUKALB duke shpërndarë certifikatat e pjesëmarrjes Foto nga SHUKALB

Elisabeta Poçi, ZV. Drejtoreshë Ekzekutive, SHUKALB duke shpërndarë certifikatat e pjesëmarrjes
Foto nga SHUKALB

Në fund të kursit të trajnimit, Elisabeta Poçi, Zëvendës Drejtoreshë Ekzekutive e SHUKALB së bashku me trajnerët shpërndanë certifikatat e pjesëmarrjes.

Ky kurs trajnimi rezultoi shumë i dobishëm dhe i rëndësishëm për shoqëritë UK pjesëmarrëse pasi ata tashmë kanë filluar planifikimin për vitin e ri fiskal.