SHUKALB mbështet Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime Shqiptare në festimin e Ditës Botërore të Ujit 2019

Festimi i Ditës Botërore të Ujit në Korçë               Foto nga Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Korçë

Çdo vit, Dita Botërore e Ujit nxjerr në pah një aspekt specifik të ujit dhe është një mundësi unike për të tërhequr vëmendjen dhe për të krijuar mundësinë për të nxitur qeverinë, shoqërinë civile dhe individët të ndërmarrin veprime.
Kjo Ditë Botërore e Ujit, 22 Mars 2019, kishte të bënte me trajtimin e krizës së ujit duke adresuar arsyet pse kaq shumë njerëz janë lënë pas. Aksesi ndaj ujit mbështet shëndetin publik dhe prandaj është kritike për zhvillimin e qëndrueshëm dhe një botë të qëndrueshme dhe të begatë. Ne nuk mund të ecim përpara si një shoqëri globale, ndërsa kaq shumë njerëz jetojnë pa ujë të sigurt.

Festimi i Ditës Botërore të Ujit në Lezhë              Foto nga Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Lezhë

Si tradicionalisht, SHUKALB mbështeti anëtarët e tij të shoqërive ujësjellës kanalizime për të organizuar aktivitete publike ndërgjegjësuese dhe edukuese në qytetet Sarandë, Korçë, Berat dhe Kuçovë, duke përcjellur mesazhet e Ditës Botërore të Ujit. SHUKALB përgatiti dhe shpërndau postera të përshtatur për shoqëritë UK me mesazhin e këtij viti “Ujë për të gjithë”, fletëpalosje dhe bluza që përmbanin mesazhin zyrtar për Ditën Botërore të Ujit 2019.

Festimi i Ditës Botërore të Ujit në Sarandë Foto nga Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Sarandë

Aktivitete u organizuan gjithashtu në qytete të tilla si Shkodër, Cërrik, Durrës dhe Lezhë, ku shoqëritë UK u mbështetën dhe asistuan nga GIZ.
Stafi i Shoqërive Ujësjellës Kanalizime u ndihmua shumë në përpjekjet e tyre për ndërgjegjësimin publik nga grupe nxënësish vullnetarë. Këta nxënës binin shumë në sy përmes bluzave të tyre të veçanta ku ishte e printuar logoja e Ditës Botërore të Ujit.