Konferenca dhe Ekspozita e 6-të e Përbashkët Ballkanike – VETËM DITË LARG!!

Tashmë ka filluar numërimi mbrapsht për Konferencën dhe Ekspozitën e 6-të të Përbashkët Ballkanike, “Uji dhe Natyra”, që do të mbahet në datat 7 – 9 Nëntor 2018, te Expocity Albania, Tiranë.

Komiteti Organizativ dhe i Programit kanë kënaqësinë të ndajnë disa nga pikat kryesore të eventit.

Vendimarrës të niveli të lartë

Damian GjiknuriDamian Gjiknuri, Ministër, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Shqipëri do të mbajë fjalën përshëndetëse gjatë Ceremonisë së Hapjes së Konferencës më 7 nëntor.

 

Valdrin Lluka, Ministër, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Kosovë, do të mbajë fjalën përshëndetëse gjatë Ceremonisë së Hapjes së Konferencës më 7 nëntor.

 

Erion Veliaj

Erion Veliaj, Kryetar, Bashkia Tiranë, do të mbajë fjalimin përshëndetës gjatë hapjes së sesioneve të Konferencës më 8 nëntor.

 

 

Folës të shquar

Mikaela MeredithMikaela Meredith, Përfaqësuese e Misionit të USAID, Shqipëri, do të mbajë fjalën përshëndetëse gjatë Ceremonisë së Hapjes së Konferencës më 7 nëntor.

 

Sybe Schaab

Sybe Schaap, Senator, Senati Hollandez, do të mbajë fjalimin kryesor gjatë hapjes së sesioneve të Konferencës më 8 nëntor.

 

Hans-Dietrich Uhl, Shef Departamenti, Ministria Bavareze për Mjedisin dhe Konsumatorin, Gjermani do të mbajë fjalimin kryesor gjatë hapjes së sesioneve të Konferencës më 9 nëntor.

 

Workshop Rajonal mbi Certifikimin (vetëm me ftesa)

Workshopi mbi Certifikimin Bazuar në Testim do të organizohet më 7 nëntor dhe objektivi kryesor është të ngrejë ndërgjegjësimin dhe njohurinë për rëndësinë e Programeve të Certifikimit të Bazuar në Testim në vendet e zhvilluara dhe në zhvillim dhe krijimin e një Programi Certifikimi Rajonal të Bazuar në Testim si Rrugë për Përsosmërinë e Performancës në Sektorin e Ujit.

Workshopi organizohet nga SHUKALB në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në kuadër të projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Kapaciteteve të Sektorit të Ujit” i financuar nga USAID dhe Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN).  Workshopi mbështetet nga IAWD dhe SHUKOS.

 

Workshop mbi Programin e përbashkët të SHUKOS-SHUKALB të Benchmarking HUB

Workshopi i Benchmarking do të organizohet më 7 nëntor dhe u drejtohet Koordinatorëve dhe Drejtorëve të shoqërive ujësjellës kanalizime që janë pjesë e Programit Benchmarking HUB të SHUKOS-SHUKALB, në kuadër të Partneritetit të Danubit (D-LeaP).

Workshopi do të përshëndetet edhe nga z. Philip Weller, Koordinator i Programit të Danubit për Ujin.  Objektivi i përgjithshëm i këtij programi është përmirësimi i shërbimeve ujësjellës kanalizime në rajonin e Danubit dhe rritja e transparencës përmes krahasimit dhe mësimit nga njëri-tjetri.

Forumi i Profesionistëve të Rinj të Ujit (event i hapur)

PRU froum 2Forumi i Profesionistëve të Rinj të Ujit (PRU) do të mbahet më 7 nëntor dhe është një platformë e hapur për studentët e Universitetit dhe të Profesionistëve të Rinj të Ujit (nën 35 vjeç) dhe të cilët punojnë në çdo aspekt të furnizimit me ujë dhe sektorit të ujërave të ndotur. Forumi është i organizuar në bashkëpunim nga Grupi PRU Shqipëri dhe Grupi PRU Kosovë.  Profesionistët e Rinj të Ujit janë të mirëpritur t’i bashkohen Forumit, pa shpenzime.

Programi i Konferencës

programiSiç është traditë e Konferencës, dita e parë e Programit Teknik do të fillojë duke trajtuar temën kryesore të Konferencës, “Uji dhe Natyra“.  Sesioni plenar 1: Uji dhe Natyra – Menaxhimi i Qëndrueshëm i Burimeve Ujore, do të trajtojë në ndërlidhjen e ujit dhe natyrës dhe do të ndajë përpjekjet e qeverisë qendrore dhe lokale për mbrojtjen dhe ruajtjen e burimeve ujore, së bashku me sfidat me të cilat përballet ky proces në kuadër të pajtueshmërisë me standardet dhe rregulloret e BE-së.

Sesioni i parë plenar do të pasohet nga tre të tjera të cilat do të trajtojnë tema të tilla si:

  • Zhvillimi i Kapaciteteve në Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime – Iniciativat Kombëtare dhe Rajonale
  • Ujërat e Ndotura – Sfidat dhe Përgjegjësitë
  • Financimi i Sektorit të Ujit – Sa Kemi Nevojë dhe si t’i Japim prioritet?

Sesionet paralele do të sjellin një diskutim të gjerë dhe shumë dimensional të temave, që mbulojnë çështjet politike, si dhe problemet e menaxhimit të sektorit të ujit.  Ju mund të gjeni Programin final të Konferencës në këtë link.

Ekspozita Teknike

Artikulli nentor 2018Këtë vit, ju do të keni mundësinë për të vizituar Ekspozitën më të madhe në historinë e Konferencës tonë, ku 30 kompani private do të paraqesin produktet e tyre më të fundit, nga tubat, pompat, matësat, softuerët, si dhe shërbime inxhinierike dhe menaxhimi.  Ju mund të mësoni më shumë rreth kompanive ekspozuese duke vizituar këtë link.

Stenda e SHUKALB dhe SHUKOS

stendaSHUKALB dhe SHUKOS kanë organizuar sërish këtë vit një stendë të dedikuar në ekspozitë, ku pjesëmarrësit e Konferencës do të kenë mundësinë të marrin informacion të gjerë në lidhje me secilën prej Shoqatave, nga informacion mbi anëtarësimin në informacion dhe materiale të aktiviteteve të secilës.

Stenda do t’i kushtojë një hapësirë të konsiderueshme shkëmbimit të informacionit mbi iniciativat e ngritjes së kapaciteteve të përbashkëta si Programi i Përbashkët i Trajnimit dhe programet e D-LeaP.  Vizitorët e interesuar do të jenë në gjendje të marrin informacion mbi skedulën e kurseve të trajnimit sipas programit të planifikuar për pjesën tjetër të vitit 2018 dhe në vitin 2019, si dhe programet D-LeaP të planifikuara për t’u zhvilluar.

Operatorët e shoqërive ujësjellës kanalizime do të kenë mundësi të fitojnë një regjistrim falas në një nga kurset e përbashkëta të SHUKALB dhe SHUKOS duke marrë pjesë në Shorteun e Kurseve të Trajnimit.  Në tavolinën e regjistrimit ju do të gjeni bileta të personalizuara të cilat ju mund t’i përdorni për t’u bërë pjesë e shorteut.  Shorteu për kursin e trajnimit do të mbahet gjatë pushimit për kafe, më 9 nëntor, gjatë intervalit kohor 10:50-11:20, pranë stendës SHUKALB – SHUKOS.

Parkimi dhe Transporti

Për të gjithë pjesëmarrësit që do të vijnë me makinat e tyre ofrohet parkim falas pranë ambjenteve të Expocity Albania.  Ndërsa për ata që nuk disponojnë makinat e tyre ju lutemi klikoni ne këtë link për parë opsionet e transportit publik.

Nëse ende nuk jeni regjistruar, ju mund të regjistroheni në vend në ditën e Konferencës.

Ejani të na bashkoheni në festimin e sektorit të ujit në Konferencën dhe Ekspozitën e Përbashkët Ballkanike!

Ju mirëpresim në event!

Kontakte:

Email:                                                 info@BalkansJointConference.org
Alban Kushi (SHUKALB):                  Tel/fax: +355 42245101, Mob: +355 69 6012782
Bekim Juniku (SHUKOS):                  Tel: +381 38 526 873, Mob: +377 44 282 580
Website:                                             www.balkansjointconference.org