Konferenca dhe Ekspozita e 8-të e Përbashkët Ballkanike vetëm disa orë larg!

Konferenca dhe Ekspozita e 8-të e Përbashkët Ballkanike, “Uji dhe Ndryshimet Klimatike“, që do të mbahet si një aktivitet virtual në datat 4-6 nëntor 2020, është vetëm disa orë larg.  Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejt online përmes platformës Zoom.

Komiteti Organizativ dhe i Programit kanë kënaqësinë të ndajnë disa nga pikat kryesore të eventit.

Vendimarrës të niveli të lartë dhe Profesionistë

Ornela Çuçi, Zëvendës Ministre, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Shqipëri do të mbajë një fjalim përshëndetës gjatë Ceremonisë së Hapjes së Konferencës më 4 nëntor 2020.

 

Blerim Kuci, Ministër, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Kosovë do të mbajë një fjalim përshëndetës gjatë Ceremonisë së Hapjes së Konferencës më 4 nëntor 2020.

Të ftuar të shquar

SH.T. Noah Gal Gendler, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë, Ambasada e Izraelit, Shqipëri, do të mbajë një fjalim përshëndetës gjatë hapjes së sesioneve të Konferencës më 5 nëntor 2020.

 

SH.T. Peter Zingraf, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë, Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë, Shqipëri, do të mbajë një fjalim përshëndetës gjatë hapjes së sesioneve të Konferencës më 6 nëntor 2020.

Folës të shquar

Vangelis Constantinos, Sekretari Ekzekutiv, Partneriteti Global i Ujit – Mesdhetarë, Greqi, do të mbajë një fjalim kryesor gjatë hapjes së sesioneve të Konferencës më 4 nëntor 2020.

Prof. Andrea Guerrini, Komisioner, Autoriteti Rregullator Italian për Energjinë, Rrjetet dhe Mjedisin (ARERA), President, Shoqata e Rregullatorëve Evropian të Ujit (WAREG), Itali, do të mbajë një fjalim kryesor gjatë hapjes së sesioneve të Konferencës më 4 nëntor 2020.

 

Raanan Adin, Kryetar dhe President, Shoqata e Ujërave të Izraelit (IsWA), Izrael, do të mbajë një fjalim kryesor gjatë hapjes së sesioneve të Konferencës më 5 nëntor 2020.

 

Programi i Konferencës

Programi i Konferencës do të kombinojë sesione plenare, si dhe sesione teknike, duke mbuluar një numër të gjerë dhe shumëdimensional të temave nga politike në teknike, si dhe çështje të menaxhimit të sektorit të ujit.

Dita e parë e Programit Teknik do të fillojë duke trajtuar temën kryesore të Konferencës, “Uji dhe Ndryshimet Klimatike”.  Sesioni Plenar 1. Uji dhe ndryshimet klimatike – Veprimet dhe zgjidhjet, synon të mbulojë çështjet e ndikimit të ndryshimit të klimës ndaj ujit, së bashku me strategjitë e reduktimit dhe adaptimit të kryera nga institucionet kryesore në panel.

Dy Sesionet e tjera Plenare do të trajtojnë tema si:

  • Reagimi ndaj krizës dhe qëndrueshmëria – Përgjigjja e sektorit të ujit ndaj pandemisë Covid-19
  • Projektet e infrasktrukturës së grumbullimit dhe trajtimit të ujit të ndotur në fokus

Sesionet teknike do të sjellin një diskutim të gjerë dhe shumë dimensional të temave, që mbulojnë çështjet politike, si dhe problemet e menaxhimit të sektorit të ujit.  Ju mund të gjeni Programin final të Konferencës në këtë link.

Ekspozita Teknike

Këtë vit Ekspozita është organizuar përmes një platforme virtuale ku kompanitë ekspozuese do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre përmes videove, imazheve, broshurave dhe informacioneve të tjera të rëndësishme. Platforma e ekspozitës është e aksesueshme në faqen e internetit të Konferencës dhe do të promovohet tek të gjithë pjesëmarrësit online gjatë gjithë kohëzgjatjes së Konferencës. Për më tepër, kompanitë ekspozuese dhe pjesëmarrësit e konferencës do të kenë mundësinë të ndërveprojnë dhe të bisedojnë drejtpërdrejt me njëri-tjetrin.

Ju mirëpresim në event!

 

Kontakte:

Konferenca dhe Ekspozita:                            info@BalkansJointConference.org
Alban Kushi (SHUKALB):                               Tel: +355 42245101, Mob: +355 69 6012782
Fatbardha Muqiqi (SHUKOS):                        Tel: +383 38 526 873, Mob: +383 44 926 646