Tashmë ka filluar numërimi mbrapsht për Konferencën dhe Ekspozitën e 7-të të Përbashkët Ballkanike!

Konferenca dhe Ekspozita e 7-të e Përbashkët Ballkanike 2019, “Ujë për të Gjithë“, që do të mbahet më 6-8 nëntor 2019, në Hotel Emerald, Prishtinë, është vetëm disa ditë larg.

Komiteti Organizativ dhe i Programit kanë kënaqësinë të ndajnë disa nga pikat kryesore të eventit.

  • Vendimarrës të niveli të lartë

Valdrin Lluka, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Kosovë, do të mbajë një fjalim urimi gjatë Ceremonisë së Hapjes së Konferencës më 6 nëntor 2019, si dhe një fjalim përshëndetës në hapjen e ditës së parë të punës të sesioneve të Konferencës, më 7 nëntor 2019.

 

Fatmir Matoshi, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kosovë, do të mbajë një fjalim urimi gjatë Ceremonisë së Hapjes së Konferencës më 6 nëntor 2019, dhe një fjalim përshëndetës në hapjen e ditës së dytë të dytë të punës të sesioneve të Konferencës, më 8 nëntor 2019.

  • Të ftuar të shquar

Ceremonia e Hapjes së Konferencës më 6 nëntor 2019 do të shfaqë fjalime përshëndetëse nga disa të ftuar të shquar si SH.T. Jean Hubert- Lebet, Ambasador i Zvicrës në Kosovë, SH.T. Christian Heldt, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, SH.T. László Márkusz, Ambasador i Hungarisë në Kosovë, SH.T. Piero Cristoforo Sardi, Ambasador i Italisë në Kosovë dhe SH.T. Qemal Minxhozi, Ambasador i Shqipërisë në Kosovë.

  • Eventet Pre-Konferencë

Forumi i Grupimit të Profesionistëve të Rinj të Ujit me temë “Edukimi për Zhvillimin e Karrierës së Profesionistëve të Rinj të Ujit” (aktivitet i hapur)

Forumi i Profesionistëve të Rinj të Ujit do të mbahet më 6 Nëntor dhe është një platformë e hapur për studentët e Universitetit të vitit të 5-të dhe të Profesionistëve të Rinj të Ujit (nën 35 vjeç) dhe të cilët punojnë në çdo aspekt të furnizimit me ujë dhe sektorit të ujërave të ndotur. Forumi është i organizuar në bashkëpunim nga Grupi PRU Shqipëri dhe Grupi PRU Kosovë.  Profesionistët e Rinj të Ujit janë të mirëpritur t’i bashkohen Forumit, pa pagese.

Takimi i përbashkët i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë për “Programin e Certifikimit të Bazuar në Testim” (vetëm me ftesë)

Takimi i përbashkët midis MZHK dhe MIE për ” Programin e Certifikimit të Bazuar në Testim” do të organizohet në 6 Nëntor dhe qëllimi kryesor është të diskutohet mbi progresin e arritur në procesin e Certifikimit të bazuar në Testim për stafin e shoqërive ujësjellës kanalizime.

Ky takim po organizohet në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit (MM), të nënshkruar nga të dy Ministritë më 7 nëntor 2018, për një Program të Përbashkët të Certifikimit të Bazuar në Testim për Operatorët e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime në të dy vendet.  Memorandumi kishte për qëllim arritjen e objektivave të përbashkëta për Ministritë respektive për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizime për sigurimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizime në mënyrë të sigurt dhe të besueshme në ditët e sotme si dhe për brezat e ardhshëm.

Workshopi Rajonal i Programit të Benchmarking për HUB-in Kosovë dhe Shqipëri (vetëm me ftesë)

Workshopi i Benchmarking do të organizohet më 6 Nëntor dhe u drejtohet Koordinatorëve dhe Drejtorëve të shoqërive ujësjellës kanalizime që janë pjesë e Programit Benchmarking HUB të SHUKOS-SHUKALB, në kuadër të Partneritetit të Danubit (D-LeaP).  Objektivi i përgjithshëm i këtij programi është përmirësimi i shërbimeve ujësjellës kanalizime në rajonin e Danubit dhe rritja e transparencës përmes krahasimit dhe mësimit nga njëri-tjetri.

  • Programi i Konferencës

Programi i Konferencës do të kombinojë sesione plenare, si dhe sesione paralele teknike, duke mbuluar një numër të gjerë dhe shumëdimensional të temave nga politike në teknike, si dhe çështje të menaxhimit të sektorit të ujit.

Konferenca do të ketë dy folës kryesorë.  Ditën e parë, Patricia Lopez, Specialiste e Lartë për Financat dhe Infrastrukturën, Banka Botërore, do të mbajë një fjalim kryesor për “Statusin e sektorit dhe aksesi në shërbimet ujësjellës kanalizime”.  Ditën e dytë, Philip Weller, Drejtues i Sekretariatit Teknik, Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive Ujësjellës në Zonën e Mbulimit të Lumit Danub, do të mbajë një fjalim kryesor për “Sigurinë e Ujit dhe Menaxhimin e Krizave”.

Draft programi i Konferencës mund të gjendet në këtë link

  • Eventi Social

Në dallim nga Konferencat e mëparshme, këtë vit Eventi Social do të mbahet në Studio 21 Culture Club (Studio 21, Str. Garibaldi No.2, Prishtinë), një nga lokalet më të frekuentuara i ndodhur në qendër të Prishtinës.

Të gjithë pjesëmarrësit e Konferencës janë të ftuar të shijojnë muzikën argëtuese dhe pije dhe të socializohen me njëri-tjetrin, duke përjetuar një natë të paharrueshme.

Eventi Social është planifikuar të zhvillohet ditën e enjte, 7 nëntor 2019, midis orës 19:30 dhe 22:00.

  • Ekspozita Teknike

Pjesëmarrësit e Konferencës do të kenë mundësinë të vizitojnë Ekspozitën Teknike ku mbi 25 kompani private do të shfaqin produktet e tyre më të fundit, nga tubat, pompat, matësat, softweret, si dhe shërbime inxhinierike dhe menaxhimi. Ju mund të mësoni më shumë rreth kompanive ekspozuese duke vizituar këtë link.

  • Stenda e SHUKALB dhe SHUKOS

Si tradicionalisht, SHUKALB dhe SHUKOS kanë organizuar një stendë ekspozite të dedikuar, ku pjesëmarrësit e Konferencës do të kenë mundësinë të marrin informacion të gjerë në lidhje me secilën prej Shoqatave, nga informacion mbi anëtarësimin në informacion dhe materiale të aktiviteteve të secilës.

Operatorët e shoqërive ujësjellës kanalizime do të kenë mundësi të fitojnë një regjistrim falas në një nga kurset e përbashkëta të SHUKALB dhe SHUKOS, duke marrë pjesë në Shorteun e Kurseve të Trajnimit.  Në tavolinën e regjistrimit ju do të gjeni bileta të personalizuara të cilat ju mund t’i përdorni për t’u bërë pjesë e shorteut.  Shorteu për kursin e trajnimit do të mbahet gjatë pushimit për kafe, më 8 nëntor, gjatë intervalit kohor 11:00-11:30, pranë stendës SHUKALB – SHUKOS.

Nëse ende nuk jeni regjistruar, ju mund të regjistroheni në vend në ditën e Konferencës.

Ejani të na bashkoheni në festimin e sektorit të ujit në Konferencën dhe Ekspozitën e Përbashkët Ballkanike!

Ju mirëpresim në event!

 

Kontakte:

Fatbardha Muqiqi (SHUKOS):            Tel: +383 38 526 873, Cel: +383 44 926 646
Alban Kushi (SHUKALB):                   Tel: +355 42 245 101, Cel: +355 69 6012782
Email:                                                  info@balkansjointconference.org
Web:                                                    www.balkansjointconference.org