Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve nis Programin Kombëtar të Trajnimit dhe Certifikimit Bazuar në Testim për Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime në Shqipëri

Me datë 2 shtator 2019, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), u ka dërguar një shkresë zyrtare të gjithë Shoqërive Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë duke u kërkuar të identifikojnë pozicionet dhe stafin aktual në këto pozicione të cilat do të jenë subjekt i Programit të Certifikimit Bazuar në Testim për menaxherët operacionalë të Shoqërive Ujësjellës Kanalizime në Shqipëri

Përmes kësaj shkrese, AKUM ka nisur zbatimin e udhëzimit të Ministrisë së Infrastrukurës dhe Energjisë nr. 660, datë 28 shtator 2018 për “Krijimin e një Programi të Institucionalizuar Trajnimi Kombëtar dhe Certifikimi Bazuar në Testim për drejtuesit operacionalë të Shoqërive Ujësjellës Kanalizimeve në Shqipëri”.

Shkresa sqaron se stafi i Shoqërive UK që do t’i nënshtrohet Certifikimit përfshin nivelet Drejtor Teknik, Menaxher, Mbikqyrës dhe Punonjës i Kualifikuar (pozicione menaxheriale dhe operacionale) respektivisht për fushat:

  • Shpërndarja e ujit
  • Prodhimi dhe trajtimi i ujit
  • Grumbullimi i ujërave të ndotura
  • Trajtimi i ujërave të ndotura

Procesi i Certifkimit do të kalojë përmes dy fazave: faza Fillestare e bazuar në arsim dhe eksperiencë në sektorin UK, dhe faza e Dytë bazuar në trajnim dhe në testim